Sali Berisha ka gjetur një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët e kanë braktisur. Meqenëse ata nuk mbështesin thirrjet e tij për mosbindje civile, nuk i shkojnë në protesta dhe e kanë reduktuar në një grup të vogël prej 100 vetash, ai ka vendosur t’i provokojë duke bllokuar qarkullimin rrugor.
Rreth 100 protestues të PD bllokuan sot pasdite pesë rrethrrotullime në Tiranë për të krijuar kaos në qarkullimin rrugor. Në këtë aspekt, Berisha pati sukses: Tirana ishte e paralizuar për disa orë, ndërsa hyrja në kryeqytet u bllokua thuajse deri në Sukth.
Nuk kemi të bëjmë me një protestë popullore, por me një protestë kundër popullit.
Nuk kemi të bëjmë me një revoltë qytetare kundër pushtetit, por me një revoltë të një politikani të falimentuar kundër qytetarëve.
Dhe në fund, nuk kemi të bëjmë me ndonjë zemërim popullor ndaj pushtetit, por me një zemërim qytetar ndaj bllokuesve të rrugës që këta i quajnë protestues.
Sali Berisha ka të gjithë të drejtën të urrejë popullin shqiptar. Ai e ka lënë atë në pakicë prej vitesh dhe me shumë gjasa, ashtu do ta lërë deri në fund. Ai nuk ka më arsye të respektojë popullin shqiptar apo problemet e tyre.
Ka vendosur të hakmerret dhe po e bën këtë me sukses, duke u përpjekur t’ua nxijë jetën disa orë në ditë, sa herë që ai vendos ta bëjë këtë.
Policia ka detyrën të respektojë lirinë e opozitës për të protestuar, por gjithashtu duhet të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të lëvizur lirshëm.
Paralajmërimet për ndjekje penale janë punë e drejtësisë, por detyra e policisë është të mbajë rrugët e hapura në çdo kryqëzim.
Qindra policët që dalin në kryqëzime duhet të krijojnë korridore sigurie për lëvizjen e automjeteve. Nëse ndaj tyre ushtrohet dhunë, atëherë ata duhet të përgjigjen proporcionalisht për të garantuar lirinë e lëvizjes. Pas kësaj, Berisha le të vazhdojë protestat e tij.
Policia e një vendi demokratik e ka detyrën e vështirë pikërisht sepse duhet të respektojë dy liri: atë të qytetarëve, që në këtë rast janë shumica, dhe atë të opozitës, që në këtë rast përfaqësohet nga 100 mercenarët e Berishës që duan të protestojnë, por jo të bllokojnë qytetarët.
Kjo nuk është protestë. Këto janë akte dhune kundër qytetarëve, të cilët e kanë izoluar Sali Berishën. Qytetarët e Tiranës duhet të mbrohen nga policia, njësoj siç mbrohet e drejta e opozitës për të protestuar.
Pafuqia e Sali Berishës për të organizuar protesta normale nuk është problemi i qytetarëve të Tiranës. Paradite ai publikon foto të protestave masive në Serbi me mbi 100 mijë vetë në shesh dhe në mbrëmje del me 100 njerëz në kryqëzime.
Të gjithë e dimë që është simpatizant i Serbisë, si dhëndër i saj, por kjo nuk mjafton. Për të bërë protesta, duhet që ta duan dhe shqiptarët, ashtu siç ai do serbët/et./ Tema
JE I MADH MERO DJALI...
Përgjigju