Mero Baze: Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë

Mero Baze: Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë

Berisha online në mbledhjen e Kryesisë

Në një fjalim online për Kryesinë e mbetur të PD, Berisha sqaroi se Edi Rama është në pushtet për faj të opozitës. Dhe këtu renditi si kryesore kacafytjen tre vjeçare për logon dhe vulën.

Pas kësaj, tani që ai e quan PD “të bashkuar”, thotë se nuk ka më alibi për humbje para Edi Ramës.

Në fakt nuk është se po thotë ndonjë gjë që nuk e kanë thënë kundërshtarët e tij. 

E vërtetë është se opozita ja ka bërë të lehtë pushtetin Edi Ramës, duke qenë e përçarë dhe e pashpresë, por shkak i përçarjes dhe mungesës së shpresës është Sali Berisha.

Ai është autori i përçarjes së opozitës, pasi vetëm për shkak të tij, pasi u shpall “non grata”, PD u përça dhe shkoi në përleshje ekstreme, vetëm për faj të tij. Nëse ai nuk do kishte përdorur PD si mburojë para SHBA dhe Britanisë së Madhe, PD do ishte jo vetëm e bashkuar, por dhe me plot shpresë për të fituar.

Nga ana tjetër, një PD e bashkuar me Berishën në krye është më keq dhe më e pashpresë se një PD e ndarë në dy pjesë. Pasi një PD e ndarë në dy pjesë së paku ka një pol shprese. Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë.

Dhe mungesa e shpresës në PD e Berishës është më afatgjatë se Berisha, pasi ai po e bën të qartë që do t’ua lërë partinë fëmijëve të tij, po ashtu “non grata”, dhe po ashtu dëshpërues për elektoratin. Natyrisht aty PD do shkrihet fare, por ai do ta bëjë detyrën e tij deri në fund.

Përpjekja e tij që përgjegjësinë e humbjes së radhës ta bëjë kolektive qysh tani, është një nga tinëzaritë e tij klaiske.

Opozita ka humbur rregullisht para Edi Ramës duke qenë e bashkuar, madje duke qenë dhe në një koalicion të gjerë deri në zgjedhjet e fundit më 2021. Tani që Berisha pretendon se e ka bashkuar PD, janë shpartalluar ndërkohë dhe aleatët, dhe PD. 

Duke qenë se bashkimi realisht nuk ka ndodhur, por janë bashkuar vetëm deputetët që duan vend në listë, PD nuk është as e bashkuar, as me shpresë.

E vetmja mënyrë që të bashkohet është shkaku i përçarjes, pra Sali Berisha të mos jetë në krye të saj. Dhe akoma më shumë e vetmja mënyrë që të ngjallet shpresa është që ajo parti të mos ketë punë as me Sali Berishën, dhe as fëmijët e tij. Të dyja këto i ka në dorë Sali Berisha t’i realizojë, por vetëm këto nuk bën. Ajo që po bën është që fatkeqësinë që i vjen PD prej tij, t’ua faturojë të tjerëve.

Dhe thotë pastaj që Edi Rama po rri në pushtet nga dobësia e opozitës. 

Jo! Po rri nga Sali Berisha./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj uron Von der Leyen: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Begaj uron Von der Leyen: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin