Mero Baze: PD e Berishës dhe PD normale, janë dy botë të ndryshme

Mero Baze: PD e Berishës dhe PD normale, janë dy botë të ndryshme

Sali Berisha

Tanimë PD duket se është ndarë edhe statistikisht. Grupi Parlamentar i PD, në shumicë ka mbështetur Enkelejd Alibeaj, përballë Berishës. 31 deputetë kanë nënshkruar një platformë që synon bashkimin e PD, pa Berishën.

Kjo statistikë tani na jep të kuptojmë fillimisht nxitimin e Sali Berishës për ta bërë fakt të kryer zgjedhjen në një parti të ndarë dhe përpjekjet e tij për ta zbuar Alibeajn, por pa guxuar të votojë në grup. Shifrat flasin vetë. 31 deputetët i bashkon fryma kundër Berishës në PD. Detajet e tjera janë të parëndësishme.

Ndryshimi i dytë i madh me pjesën tjetër në pakicë që mbështet Berishën, është debati politik brenda pjesëve.

Deputetët që mbështesin platformën e Alibeaj nuk janë tërësisht të sinkronizuar me çdo detaj, por e mbështesin atë në parim. Ata debatojë, kundërshtojnë, kritikojnë, mbrojnë, pra sillen politikisht me platformën e tyre.

Grupi tjetër, përveçse është tërësisht memec dhe pret çfarë të thotë Berisha dhe ta mbrojnë atë, janë dhe të kompleksuar nga ideja se si këta të tjerët, përveçse kundërshtojnë Berishën, kundërshtojnë dhe njëri- tjetrin.

Praktikisht ka mjaftuar çlirimi i një pjese të PD nga Berisha, për të kuptuar që është bërë parti normale. Dhe akoma më keq, ajo pjesë që ka mbetur nën Berishën, është versioni më i keq i gjithë PD-ve që ka pasur nën kontroll Berisha për 30 vjet.

Edhe grupi i deputetëve shëtitës dhe të pasigurt, është po ashtu një fenomen i ri. Për shkak të mitit të Berishës si “sundues” në parti, ata ikën nga Alibeaj dhe shkuan drejt Berishës, por as nuk sillen dot si ata kokulurit e Berishës, as si këta gjoks-drejtët e Alibeajt. Me sa duket kanë menduar se po shkuan tek Berisha do shkojnë si fitimtarë e do priten me lule. Në fakt, aty ka vend vetëm për ushtarë.

Sidoqoftë do të mjaftonte kjo ndarje, për të kuptuar se një opozitë e gjallë, produktive dhe e besueshme, është ajo PD pa Berishën. Tezat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për opozitën peng, në fakt janë teza që duhet t'ia adresojnë vetes.

Opozita shihet qatë që është peng i Sali Berishës. Peng i tij ka qenë dhe Lulzim Basha. Fakti që Lulzim Basha iku dhe pengu mbeti, tregon se problemi nuk ka qenë tek Basha si peng i Berishës, por tek opozita që është peng i Berishës.

Ndarja tregon qartë ku është problemi. Dhe kjo është arsyeja pse Berisha po nxiton ta pushtojë PD pa zgjedhje, pa forume, pa garë, por vetëm më revanshin e fitores mbi Lulin mbi 6 mars. Problemi eshtë se demokratët duan të mundin Ramën dhe jo Bashën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë