Mero Baze: Përpjekja për të 'zbërthyer' mesazhet e Veliaj

Mero Baze: Përpjekja për të 'zbërthyer' mesazhet e Veliaj

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Nuk prisja që opozita të futej në garë kush të zbërthente I pari mesazhet e Erion Veliaj lidhur me arrestimet e zyrtarëve të tij.

Berisha dha i pari direktivën që duhen trajtuar si mesazhe mafioze të koduara kundër Edi Ramës.  

Pastaj Gazmend Bardhi si ilustrues shtoi një mesazh të koduar dhe për drejtësinë. Të tjerë që I mbajnë ison këtij konspiracioni absurd, shtojnë dhe mesazhe të koduara për të burgosurit e tij. 
 
Në fakt mesazhe të “koduara”  dërgojnë ata që janë të fuqishëm të paprekshëm dhe që I ka frikë gjithë shoqëria. 
 
Erion Veliaj sot nuk është as I fuqishëm, as I paprekshëm dhe mbi të gjithë as I frikshëm. Ai është një udhëheqës politik që i kanë arrestuar së paku tre zyrtarë të rëndësishëm që drejtësia e ka thirrur, e kanë pyetur, e ka hetuar. Dhe është ende në një proces të gjatë hetimi gjithë puna e Bashkisë së tij. 

Ai është sot njeriu më I sulmuar nga opozita shtypi dhe shoqëria civile, dhe nuk ka asnjë tipar të ndonjë njeriu të paprekshëm. Është më shumë se I prekshëm. 

Kështu që një njeri kaq I sulmuar pak I prekshëm nga drejtësia shtypi dhe politika, nuk ka as arsye dhe as mundësi të dërgoj mesazhe të koduara.  

E vetmja që mund të bëj është të flas hapur dhe të bëj betejë politike për dështimet dhe sukseset e tij. Dhe atë po e bën. 

Por fakti që opozita po përpiqet ta trajtoj ende si njeri të fuqishëm që operon me kode mafioze, nuk tregon se  opozita ka një mbivlerësim për të, por tregon se kjo opozitë, të pranon gjithçka përveç faktit që ti nuk duhet të pranosh ndëshkueshmërinë. 

Dhe mllefi ndaj Erion Veliaj nga opozitarët është mllef që ai u reshtu anë llogoren e atyre që pranon drejtësinë dhe ndëshkueshmëirnë. 

Pranimi I ndëshkueshmërisë dhe vendime të drejtësisë, është një hendek ndarës sot në politikën shqiptare, mes atyre që janë njësoj të prekur nga drejtësia. Dhe të prekur nga drejtësia sot janë kupola e Partisë Socialiste me zëvëndeskryeministra ministra deputetë e zyrtarë të lart dhe ish kupola e vjetër e pushtetit Berisha Meta etj. 

Në këtë beteje Berisha dhe Meta janë duke kërkuar aleanca për tu bërë bashkë kundër drejtësisë së re.

Dhe tërbimi ndaj Veliaj pse pranoi ndëshkueshmërinë, ka të bëj pikërisht me këtë .

Ata ti falin të gjitha përveç faktit që dikush ti lërë të vetëm pa aleanca politike para drejtësisë./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë