Mero Baze: Përpjekje e Berishës për të ndarë përgjegjësinë e humbjes

Mero Baze: Përpjekje e Berishës për të ndarë përgjegjësinë e humbjes

Ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha ka filluar të mendojë për përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve. Ka së paku 24 orë që po përpiqet të kompleksojë deputetët që refuzojnë bashkëpunimin me të, duke i bërë përgjegjës për humbjen e pritshme të kandidatëve të PD në zgjedhje, nëse ata nuk i gjunjëzohen Sali Berishës.

Kërkesa e Berishës është që ata të tërheqin padinë për legjitimitetin e partisë dhe të vihen në rresht pas tij. Pala tjetër, pra Enkelejed Alibeaj dhe Gazmend Bardhi kanë bërë të qartë se janë gati të bashkëpunojnë për një kandidat, por duhet që Sali Berisha të tërhiqet nga pozicioni i vetshpallur i kryetarit të një partie, dhe të mos ketë të përbashkët politike me ta.

Në një farë mënyre të dy kërkesat janë aq larg njëra- tjetrës, sa nuk mbushen as me negociata, as me oferta financiare, siç Berisha përpiqet t’i joshë me një hotelxhi të Gjirit të Lalzit. Ajo që Berisha po kërkon, në fakt nuk është nevoja për t’u bashkuar për zgjedhjet lokale, por po përpiqet të përdorë afrimin e zgjedhjeve lokale për të gjunjëzuar kundërshtarët brenda partisë, që me këtë rast të vihen në rresht pas tij. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ai do përpiqet të viktimizohet dhe të justifikojë humbjen në zgjedhjet lokale, duke fajësuar ata që nuk ju gjunjëzuan.

Kaq është e gjithë përpjekja e tij.  Të gjitha thirrjet për gjoja “bashkim”, apo kandidat të përbashkët, janë një mënyrë për të përdorur zgjedhjet lokale që kundërshtarët të tërheqin padinë ndaj tij dhe të vihen në rresht.

Nëse ka ndonjë deputet që është ende me dy mendje për të shkuar tek Berisha, ky është një rast i mirë dhe mund të shkojë. Por kuptimi i krizës në PD, është pikërisht “non grata” e Berishës dhe nëse ajo nuk shkëputet nga PD, nuk ikën kurrë burimi i krizës dhe përçarjes së PD në pjesën pro-perëndimore dhe anti-perëndimore të saj.

Berisha nuk do të tërhiqet kurrë as nga kreu i vetëshpallur i partisë së tij, as nga beteja kundër SHBA. Kështu që kushdo që ka dëshirë të mbështesë Berishën, duhet të marrë parasysh se ka zgjedhur të bëjë pjesë në një parti anti-perëndimore dhe të jetë në luftë me SHBA. Mund ta bëjë, nuk është e ndaluar. Është thjesht e pamoralshme për një politikan të Shqipërisë.

Bashkimi i demokratëve është shumë i thjeshtë. Ata që thoshin të ikin Basha dhe Berisha kanë shansin tani të thonë të iki dhe Berisha. Në fakt, ata tani janë më të zellshmit dhe thonë “të qëndrojë Berisha, por të ikin dhe mbështetësit e Bashës”. 

Kjo tregon se ajo thirrje një vit më parë ka qenë faza e parë e betejës së Berishës për të nënshtruar PD. Tani ka ardhur tek faza finale, ku përpiqet t’i kompleksojë kundërshtarët me humbjen e mundshme të tij në zgjedhje. Është duke u thënë “eja bëhuni me mua të ndajmë bashkë dhimbjen e humbjes”, ndryshe unë do t’ua lë ju përgjegjësinë e humbjes. 

Nëse ka budallenj në atë grup, mund t’i shkojnë pas. Por ai nuk është grup kamikazësh për shpëtimin e Berishës, por një grup qëndrestarësh për shpëtimin e fytyrës së PD nga uzurpimi prej një anti-amerikani të korruptuar familjarisht. Detyra e tyre është t’i rezistojnë Berishës, jo ta shpëtojnë atë nga disfata.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë