Mero Baze: Përse Berisha kërkonte sot një viktimë në selinë e PD?

Mero Baze: Përse Berisha kërkonte sot një viktimë në selinë e PD?

Kryeministri Edi Rama

Sali Berisha nuk do të kishte shkuar sot në selinë e PD  dhe të thynte dyert, nëse dje do të kishte mbushur sheshin. I braktisur nga qytetarët dhe nga vetë Partia Demokratike, ai ka përjetuar mbrëmë fillimin e fundit të tij politik. Dhe e vetmja mënyrë që ai të ishte sërisht sot në qendër të vëmendjes, ishte të shkonte në PD për të prodhuar një ngjarje të rëndë, pse jo dhe arkivol, përmes së cilës të faktorizohej sërish.

Dhe janë të gjitha detjaet përse Berisha shkoi aty për të vrarë.

Së pari, gjithë grupi shoqërues i Sali Berishës për në oborrin e PD, rreth 20 vetë, ishin kontigjent krimi, ose njerëz të rrethit të tij familjar. Përshembull, personi në krah të atij që theu derën, ishte nipi i vet, djali i vëllait, më tutje gjithë huliganë dhe llumë i rrugës, të thirrur pikërisht për të prodhuar ngjarje të rëndë. Nuk ja doli dot për të prodhuar një ngjarje kriminale me të cilën ai shpreson të mbijetojë në raste të tilla, për shkak se pala tjetër ruajti qetësinë. Por ai shkoi i përgatitur për këtë gjë.

Së dyti, në dërgatën mbi SHQUP, binte në sy se nuk kishte marrë asnjë grua të Komisionit Rithemelues me vete. I bindur se aty po shkonte të përleshej, me mentalitetin e tij “burrëror”, ai i kishte lënë gratë në shtëpi dhe kishë marrë me vete banditë. Një tjetër shenjë kjo që shkoi aty për të prodhuar një ngjarje të rëndë.

Së treti, nuk kishte marrë as figura të njohura politike që e mbështesin atë, edhe pse janë figura banale të Partisë Demokratike. Pra nuk ka dashur të “djegë” askënd në këtë operacion pushtimi, përveç Flamur Nokës, që nuk ka çfarë humbet, pasi vjen nga llumi i PD.

Së katërti, por që ka shumë rëndësi, personi që shqeu derën, siç provohet lehtësisht, është një figurë e njohur e krimit ndërkombëtar dhe shumë familjar me eskortën e Berishës.

Sali Berisha e njeh atë dhe e ka përdorur me vetëdije për të frikësuar kundërshtarët, duke ju treguar atyre se në anën e tij, ka njerëz me begraund të fortë kriminal.

Ai dhe mund ta kishte kursyer duke e mbajtur fshehur, por e ka konsideruar të rëndësishme të bëjë karshillëk me të. Dhe kjo tregon shumë për fundin që ka prekur Sali Berisha.

Të gjitha këto detaje na tregojnë se Sali Berisha shkoi aty për të prodhuar një ngjarje të rëndë, jo vetëm për të mbuluar dështimin e djeshëm dhe fundin e karshillëkut në rrugë ndaj SHBA, por mbi të gjitha për të inkriminuar palën kundërshtare.

I bindur se aty do gjente “njerëz të armatosur” dhe shpikje të tjera nga ato të tijat, ai donte sot doemos një viktimë, përmes së cilës të mbijetonte duke e ndarë PD me gjak, për interes të tij.

Dhe kishte bërë kujdes që gjithë rrethi që e shoqëronte të ishte llumi i rrugës, të gatshëm për përplasje fizike,  pas së cilës, ai ëndërronte një ditë më pas, një arkivol në krah, duke bërtitur “Muli, Muli, ti je gjallë”.

Ai do të vazhdojë ta përsërisë atë skenë, derisa t’i inkriminojë gjithë njerëzit që ka rrotull e t'i lërë nëpër gjykata e biruca policie. Kështu ndodh kur shikon se vetë nuk ja del dot, dhe nën moton “pas meje qameti”, merr më qafë dhe gjithë ata që të vijnë nga pas.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Berishës gëzon opozitën, mazhorancën dhe drejtësinë

Lirimi i Berishës gëzon opozitën, mazhorancën dhe drejtësinë