Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

Ish-kryeministri Sali Berisha

Dorëheqjet nën presion të disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, vlejnë vetëm për të kuptuar mënyrën se si Sali Berisha kërkon ta nënshtrojë ish- partinë e tij. Nuk vlejnë për asgjë tjetër.

Nuk vlejnë nga pikëpamja politike, pasi vet Partia Demokratike ka dy qëndrime të ndryshme për kandidimin me kandidatë për kryetarë bashkie.

Një pjesë janë dakord të kandidojnë vetëm për këshilla bashkiake dhe Alibeaj për të kandiduar me kandidatë edhe për kryetarë bashkie.

Për të shmangur një përçarje në mes të fushatës, kanë rënë dakord të bashkëjetojnë me të dy opsionet. Kështu që politikisht Berisha nuk është se fiton ndonjë gjë, përveçse përpiqet t’i japë më pak të drejtë Alibeajt dhe më shumë atyre që janë për kandidim vetëm në këshilla bashkiakë.

As nga pikëpamja elektorale nuk fiton gjë.

Ata që janë ndarë me Sali Berishën dhe e kanë ndarë mendjen që nuk votojnë Sali Berishën, nuk e votojnë atë, pavarësisht nëse kanë apo jo kandidatë për kryetar bashkie.

Ata ose rrinë në shtëpi, ose shkojnë votojnë PD për këshill bashkiak dhe abstenojnë për kryetar. Ose votojnë dikë tjetër.

Berisha nuk e merr dot votën e tyre. Ai ka plot shanse të marrë votat nga Kryesia e PD, por jo nga elektorati anti Berishë i opozitës.

Elektorati anti Berishë i opozitës është një elektorat që ka mbërritur përmes një bindje të brendshme tek ai qëndrim dhe nuk lëkundet nga pazare apo shantazhe kandidatësh.

E vetmja gjë që fiton Berisha nga procesi i shantazhit dhe presionit mbi kandidatët e Alibeajt, është mesazhi që u përçon demokratëve, se ai ose i poshtëron dhe i detyron të dorëzohen kundërshtarët, ose është gati të shkatërrojë gjithçka. Është ajo që bëri që nga fillimi i këtij procesi përçarës.

Me këtë rast ai thjesht forcon identitetin e tij si përçarësi i Partisë Demokratike dhe si njeriu që nuk pranoi të negociojë me PD të garonin kandidatët me logon e saj, por kërkon që, ose të jenë armiqtë e tij, ose të mundurit e tij.

Për kaq vlen e gjithë kjo histori, e cila Berishën nuk e ndihmon të fitojnë kandidatët e tij, por e ndihmon të duket që ka ende fuqi të shantazhojë apo që ka ende para të blejë kundërshtarët e tij.

E dimë që i ka ato. Por votat pro tij nuk do t’i ketë më kurrë. Thjesht po përpiqet që më mirë t’i marrin armiqtë e tij, se sa këta të PD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 31/03/2023 02:19

    si gjitnje i sakte zoti gazetar,,,PD do marre vetem shkodren dhe tropojen...

    Përgjigju
  • filomena: 30/03/2023 21:13

    mbase dhe nuk e ndihmojne or mik ,por ne zgjedhje alibeaj do humbe dhe kjo dihet edhe nga vete ai ,berisha do dale i dyti dhe rrjedhimisht do marre edhe partine kjo eshte krejtesisht logjike ,pastaj do garojne dy vjet me vone ne zgjedhjet e pergjithshme ku do humbe serisht dhe do detyrohet te largohet serisht nga pd ,vetem atehere do hapet rruga per nje pd me te hajrit se kjo aktualja ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit