Mero Baze: Po Ilir Meta çfarë ka me vulën e PD?

Mero Baze: Po Ilir Meta çfarë ka me vulën e PD?

Ilir Meta në protestën e Berishës

Protestuesi më i sinqertë sot mes 100 e ca vetëve që ishin para Kuvendit, ishte Ilir Meta/j. Ai shprehu revoltën e tij duke e bërë të qartë se më 3 Mars do protestojnë pasi një “kastravec” kërkon ti marrë vulën PD. Nuk është se kishte njeri dilema për qëllimin e protestës më 3 Mars, por zelli i Met/j për ta deklaruar atë tregon shumë për humnerën që e pret opozitën nëse mbetet në dorë të dyshes Berisha-Meta/j.

Nëse vren ligjërimin e Meta/j, rreth vulës dhe legjitimitetit të udhëheqjes së PD, ai ka më shumë angazhim dhe se vet Berisha. Ky i fundit herë pas here sillet sikur e ka bërë fakt të kryer vulën dhe nuk flet aq shumë sa Meta/j. Makthi i Meta/j për vulën e PD në fakt lidhet ne të ardhmen e tij në politikë. Legjitimimi i Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike nga një proces gjyqësor, e rikthen aksionin politik të Meta/j në pikën zero, pasi përveç shkatërrimit në zgjedhje më 14 Maj duke rrezikuar të dalin të tretët, Berisha dhe Meta/j, humbasin arsyet përse janë bashkuar. 

Aleanca mes tyre ka qenë një mënyrë për të plotësuar humbjet nga ndarja me Lulzim Bashën dhe Ilir Meta/j praktikisht është sjellur dhe paraqitur nga Berisha si numri 2 i aleancës. Një humbje e legjitimitetit në gjykatë i bën ata pakicë të pakicës dhe praktikisht të parëndësishëm politikisht. Duke qenë numri 2 i Berishës, Ilir Meta po sillet praktikisht si nënkryetar i PD dhe lideri i projektuar për pas Berishën në krye të asaj aleance. Dhe vet politikat e organizmit të PD së Berishës janë të tilla që bëhen me pëlqimin e Ilir Meta/j. Duke nisur qysh nga kandidati për bashkinë e Tiranës Durrësit e Elbasanit në çdo qytet të Shqipërisë, kandidatët janë dhe me pëlqimin e Meta/j. 

Po ashtu dhe njerëzit që bëjnë karrierë brenda stukturave duhet të ketë pëlqimin e tij për të harmonizuar aleancën. Një tjetër arsye e madhe që ata iu mban bashkë, është fryma antiperëndimore e aleancës së tyre dhe vendosmëria për të qenë një front kundër ndikimit të perëndimit në politikën shqiptare.Dukee qenë bashkëluftëtarë të mëdhenj në rezistencën kundër Reformës në Drejtësi, të dy u përfshinë në betejë publike kundër SHBA dhe denoncues të dizajnimit “non grata” familjarisht të Sali Berishës, si minues të demokracisë hajdut dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.  

Pranë një farë mënyre ata janë tashmë dhe aleatë ideologjikë. Rënia e legjitimitetit të Berishës, është fundi i shpresës së Ilir Meta/j si trashëgimtar ideologjik i Foltores. Fuqizimi i një opozite të re jashtë Berishës, është vdekje politike dhe e Ilir Metës, pasi e nxjerrë atë nga skena politike si një skorie e djegur bashkë me Sali Berishën. Është kjo arsyeja që sot në tubimin para Kuvendit para 100 e ca vetëve, më shumë çirrej për vulën e PD Ilir Meta/j, se sa vet Sali Berisha. Ai me sa duket e ndjen më shumë dhe më shpejt, fundin pa Berishën.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 17/02/2023 05:17

    meta politikani me buke shkelur keto 30 vjetnjeher shane te majtet njeher te djathtet ata qe e besojne jane budallenj

    Përgjigju
  • Krenar: 16/02/2023 23:59

    Qe Spiuni Metaj dhe krimineli Berish di shkojne ne p…. Te nenes vet:

    Përgjigju
  • Tamami: 16/02/2023 23:33

    Ka hallin e viles se vet qe per cik ja perlau Rama!!! Ia mori me deputete, ministra, trafikante e kriminele Metes.... e ka nga eksperienca ndaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja