Mero Baze: Poshtërimi i Berishës në raport me Ilir Metën/aj
Ilir Meta dhe Sali Berisha
Ka disa gjëra për të cilat Berisha tani ka zili dhe Ilir Metën/aj. Ja për shembull sikleti që ka në përvjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Sali Berisha ka bërë një dedikim të gjatë një faqe duke folur aq sa dhe vet nuk e beson kundër agresionit dhe pro Ukrainës, duke lavdëruar SHBA që mbështet Ukrainën dhe duke e këshilluar të bëj dhe më shumë.
Ilir Meta i ka rënë më shkurt. Ka botuar një foto me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, dhe shpreh mbështetjen e tij ndaj qëndresës së Ukrainës në këtë luftë. Tani do thoni ju ku është diferenca?
Të dy u përpoqën të ngrenë një front antiperëndimor në Tiranë.
Të dy zunë të flirtojnë hapur me interesat ruse në rajon dhe Shqipëri. Të dy tentuan të krijojnë një kuadër të ri aleancës për Shqipërinë drejt autokracive lindore. Por i pari, Berisha u sanksionua familjarisht nga SHBA dhe Britani e Madhe si i korruptuar, si shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë.
I dyti ju bë mburojë duke kundërshtuar këto sanksione dhe duke pritur që SHBA ta ekzekutonte në Malin me Gropa. Pas kësaj Ilir Meta ka shpëtuar nga sanksionet, dhe ka të drejt të dal në foto me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë. Sali Berisha as me atë nuk del dot. Dhe kjo është drama reale e tij.
Për të kuptuar izolimin e thellë të tij dhe direktivën perëndimore për tu izoluar politikisht do të mjaftonte dhe ky fakt. D.m.th. atij i shkojnë kot dhe “mallkimet” për Putinin. Nuk e rehabuilitojnë dot.
Është klasifikuar si një udhëheqës antiperëndimor dhe praktikisht është “non grata” dhe nga çdo vend perëndimor në Tiranë. Madje dhe nga një vend në hall, i cili shpresën e vetme për të mundur Rusinë ka Perëndimin. As atyre nuk u duhet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
KETA te dy iliri dhe saliu jane njerez te rrezikshem ,,,,dhe si te tille nuk mund te votohen....
PërgjigjuO Tani jane te rrezikshem dhe si te tille duhet te jene ne burg.
Thame se shpetuam nga superservili Fahri Balliu qe me injorancen dhe mediokrritetin e tij la nam. Ja qe e paska nje sozi madje me rende per nga mediokrriteti.
Përgjigju