Mero Baze: Protesta e Berishës kundër PD

Mero Baze: Protesta e Berishës kundër PD

Sali Berisha

Nuk është ndonjë ngjarje paralajmërimi i protestave nga Berisha. Është e vetmja gjë që di të bëj për 30 vjet, sa herë ngelet vetëm. E reja e protestës së 7 korrikut nuk ka të bëjë as me qeverinë, as me varfërinë, dhe aq më tepër me “përmbysjen” e Edi Ramës, pasi ky është një film i parë prej vitesh.

E reja e protestës është se Sali Berisha po përpiqet t’i imponohet Partisë Demokratike, duke tentuar ta gjunjëzojë atë, nën shantazhin, ose të bëhen me të, ose të sulmohen si njerëz të Edi Ramës.

Në kushtet e izolimit brenda PD, në kushtet kur 35 deputetë kanë refuzuar bashkëpunimin me të dhe kur Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për legjitimitetin e tij, Sali Berisha është në krizë përfaqësimi dhe kërkon ta ndajë llogarinë me PD në rrugë. Ose të shkojnë pas tij, ose kundër tij.

Për këtë ka zgjedhur të thërrasë protestë jo kundër qeverisë, por kundër Partisë Demokratike.

Gjithë retorika e thirrjes së protestës bazohet mbi faktin që në rrugë do dalë opozita e vërtetë, që do luftojnë për varfërinë e shqiptarëve dhe kundër vasalit të Vuçiqit, Edi Rama, që është një ftesë për t’u lexuar se, nëse Partia Demokratike nuk i shkon pas Sali Berishës, atëhere ata janë kundër shqiptarëve të varfër dhe pro Vuçiqit.

Duke qenë një akt i dëshpëruar në kushtet që ka një krizë përfaqësimi në Partinë Demokratike, Sali Berisha kërkon ta vendosë me rrugë autoritetin e tij në PD, duke thirrur në anën e vet njerëz të tjerë të dëshpëruar në këtë vend, që duhet t’i paraqesë si “dëshmitarë” kundër Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj zyrtarë.

Është pak a shumë si ajo që bëri më 8 dhjetor në stadium, kur deklaroi se kishte me vete PD dhe nga entuziasmi bëri thirrje për protesta madhështore në shesh, ku çuditërisht nga 5 mijë vetë që deklaroi se kishte në stadium kundër Bashës, në rrugë nuk i dolën as 1 mijë vet kundër Vuçiqit dhe Ramës. I delegjitimuan dhe protestën kundër Bashës në stadium.

Tani do ta përsërisë, me shpresë se PD do gjunjëzohet para tij, meqë deputetët dhe Gjykata nuk po gjunjëzohen ende.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 26/06/2022 18:35

    Vetem shpellaret injorante i bashkohen non grates...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vizita e Presidenti Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?



×

Lajmi i fundit

8 ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha, plaçkitën shtëpitë e braktisura

8 ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha, plaçkitën shtëpitë e braktisura