Mero Baze: Përse Berishës, reforma zgjedhore i duhet e vdekur

Mero Baze: Përse Berishës, reforma zgjedhore i duhet e vdekur

Sali Berisha

Socialistët kanë depozituar sot qëndrimet e tyre zyrtare mbi reformën zgjedhore duke garantuar votën e diasporës përmes votimit me postë dhe duke korrektuar herësin e listave të hapura duke e zbritur atë nën 7 mijë vota nga 10 mijë vota që ka qenë. Këto janë dy të rejat që ata sjellin në kuadrin e reformës zgjedhore. 

Partia Demokratike e Berishës, e cila u përfshi muajt e fundit në këtë komision, pas vendosjes së normalitetit në Kuvend, nuk guxon të ketë akoma asnjë qëndrim të vetin, dhe po përpiqet të zhurmoj qëndrimet e PS, duke deklaruar se i heq të drejtën e votues diasporës . Kjo është ajo që duan të duket sikur kundërshtojnë, por ajo që duan në fakt janë listat e mbyllura dhe rikthimi i koalicioneve paraprake parazgjedhore ku secila parti të ketë listën e vet. 

Pra duan rikthimin pas, tek ligji i 2009. 

Është e qartë që nuk do të bien dakord për asgjë dhe zgjedhjet do të bëhen me ligjin e vitit 2021. 

Sa i përket votimit të diasporës propozimi i socialistëve që qytetar i diasporës të ketë të drejtën e votimit përmes postes, dhe vota të shkojë tek qarku ku ka origjinën, kërkon një menaxhim administrativ nga KQZ, që duhet të hap në kohë procedurën e dërgimit të fletës së votimit dhe vlefshmërinë e kohës kur mbërrin në KQZ, sic e kanë dhe shtetet e tjera përfshi Kosovën. 

Nga ana tjetër duket teprim që diaspora të ketë ndikim në çdo qark të vendit me të njëjtën fuqi të votës që ka një qytetar që jeton në Shqipëri, por me sa duket socialistët e kanë në favor diasporën dhe duan të shtojnë votat e tyre. 

Shumë vende përfshi dhe rajonin tonë si Maqedonia e Veriut, i kanë votat e diasporës në një qark special duke ulur peshën e votës së tyre në raport me peshën e votës së qytetarëve të tjerë të vendit. Sidoqoftë ky është një diskutim që mund të bëhet në kushtet kur vota e diasporës është drejt realizimit. Në këtë rast propozimi i socialistëve është shumë luajal me diasporën, por shumë i vështirë për tu realizuar ngaqë PD nuk do ta jap votën për të. 

Sa i përket koalicioneve paraprake ku secila parti të ketë votën e saj, ky është një propozim që bie ndesh me listat e hapura. Nëse do hapen listat dhe çdo parti do të ketë të drejtën që brenda koalicionit të ketë listën e vet, votimi bëhet praktikisht i pamenaxhueshëm.  

Mendo një koalicion me 30 parit, ku secila do paraqes në fletë votimi listën me 140 deputet dhe ti do të kesh një fletë votimi me 4200 vet ku do të zgjedhës se kë preferon. Kjo e bë praktikisht procesin e votimit qesharak. 

Në të vërtet demokratët e Berishës nuk e thonë publikisht por ata i duan listat e mbyllura si më 2009 dhe koalicionet paraprake si deformim vote si e vetmja mënyrë që të kenë shpresë. Natyrisht nuk do të ndodh dhe ata janë të qartë për këtë. 

Është kjo arsyeja që aty reforma zgjedhore tani u duhet vetëm e vdekur, që të kenë një alibi përse humbën. Për këtë arsye po bërtasin për të vetmen gjë që socialistët e kanë dhënë me shumicë, votën e diasporës.

Thjesht nuk thonë dot , se ata nuk duan lista të hapura dhe nuk duan listë të përbashkët koalicioni. Shpresoj të mos çmenden prape e të thonë nuk duam as zgjedhje. Se këtë radhë nuk thonë dot as që i la Lulzim Basha jashtë zgjedhjeve./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë