Mero Baze: Pse SHBA po paralajmëron bojkotin e parlamentit të ri?

Mero Baze: Pse SHBA po paralajmëron bojkotin e parlamentit të ri?

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar dy udhëheqësit politik në Tiranë, Edi Rama dhe Lulzim Basha të rishikojnë dhe një herë listat para se të hyjnë në Kuvend në Shtator me qëllim që SHBA të ketë një vend partner dhe jo një problem.

Paralajmërimi i botuar sot në formën e një opinioni të ambasadores amerikane në Tiranë, është një shans i fundit për Lulzim Bashën të nxjerrë nga lista e deputetëve Sali Berishën dhe për ta balancuar situatën, si dhe një paralajmërim ndaj Edi Ramës, të mos shkojë në koalicion me deputetët e partisë së Tom Doshit.

Nëse ata nuk reflektojnë, SHBA do të bojkotojnë hapjen e parlamentit të ri në Shtator, duke dhënë një sinjal të fort negativ, ndaj pafuqisë së politikës shqiptare për t’u shkëputur nga lidhjet me krimin.

Ky është një gjest që mund të pasohet me kosto të tjera në të ardhmen dhe me qëndrime shumë më të ashpra të administratës amerikane ndaj politikanëve shqiptarë.

Pika nevralgjike është Sali Berisha dhe pafuqia e Lulzim Bashës për tu shkëputur prej tij.

Edhe sikur në këtë histori të mos ishte ndërhyrja amerikane, arsyetimi i Lulzim Bashës për vlerat politike të Sali Berishës në këtë moment, është totalisht i pavend.Nëse ka një njeri të interesuar që Berisha të jetë në Kuvend është Edi Rama dhe socialistët. Sali Berisha sot është kapitali politik më i madh që ata kanë para shqiptarëve, duke ju treguar se me kë vazhdojnë të kenë betejën. Duke pasur Sali Berishën në parlament, socialistët e kanë më të lehtë të mos flasin për problemet e qeverisjes, por të merren me përroin psiqik të Berishës, duke e kthyer politikën në gallatë.

Zhvillimet negative në vend, historitë e korrupsionit dhe çdo gjë tjetër, të artikular nga Berisha me zellin dhe dufin e të poshtëruarit, bëhen dhe më të pabesueshme për publikun shqiptar edhe pse mund të jenë të vërteta.

Zbutësi i vetëm i helmit që mund të burojë nga skandalet qeveritare është po Sali Berisha dhe përfolja prej tij.

Edi Rama e ka atë objekt argëtimi dhe një lehtësi të madhe për të argumentuar vrazhdimin e betejës së tij.

Ai i bën kaq shumë punë Partisë Socialiste, sa sikur Lulzim Basha të thotë nesër që ai nuk do të jetë në grup, kam frikë se Edi Rama do t’i dalë në mbrojtje Berishës dhe të thotë i takon mandati.

Ajo që nuk kuptoj është se çfarë i duhet Parisë Demokratike. Ai është një person i damkosur politikisht për gjithë jetën si hajdut , si minues i demokracisë dhe të gjithë së bashku, si një familje kriminale që kanë përfituar nga korrupsioni me paret publike. Ai nuk është ndëshkuar se i ka bërë keq SHBA, por se i ka bërë keq Shqipërisë. Ndaj dhe përgjigjja duhet nga Shqipëria.

Hezitimi i Lulzim Bashës për ta bërë këtë, e fundos Partinë Demokratike në varrin e hapur të Sali Berishës.

Bojkoti i paralajmëruar i SHBA për parlametin e ri, nëse Basha nuk reflekton, dhe nëse Rama bën aleancë me partinë e Doshit, do të jetë më pas një histori e re presioni me emra dhe mbiemra për shumë persona që nuk guxojnë të shkëpusin fijet e krimit me politikën. Dhe pastaj do të na mbetet ose t’i shpallim luftë SHBA ose Berishës.

Meqë për Berishën, shqiptarët e kanë shprehur me vota për të tretën herë ndëshkimin e tyre, kjo që po bën Lulzim Basha është deformim i vullnetit të shqiptarëve. Ai po zgjedh mes SHBA dhe Berishës, këtë të fundit, ndërkohë që shqiptarët kanë zgjedhur SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laskar Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/08/2021 19:59

    Mero Baze shkrim më të goditur nuk ka. Lyl dyli është zari salheut e ska nga shkon ka rën midis dy zjareve. Midis zjarit të salheut e zjarit përvëlus të USA. Prandaj lyli sdi nga tja mbaj maskarai. Haku dhe gjaku i Shqiptarve ju ka zën syt salheut e lylit. ZOTI vonon por kurr nuk haron.

    Përgjigju
  • Turi: 04/08/2021 18:52

    Cfare po behet keshtu ? Keta Amerikanet duan te vendosin njerezit qe ju vene pas avazit dhe pastaj te behet nje diktature me keq se e komunizmit . E ka mar lumi kete vend qe kur eshte krijuar vend pa zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit