Mero Baze: Pushtimi i PD nga Berisha, si 'operacioni special' i Putinit

Mero Baze: Pushtimi i PD nga Berisha, si 'operacioni special' i Putinit

Vladimir Putin dhe Sali Berisha

Sali Berisha praktikisht ka pushtuar selinë e Partisë Demokratike, duke dhunuar ligjin dhe duke pritur fundin e një procesi gjyqësor. Edhe pse ai formalisht nuk është askush, ai hyri në zyra në emër të Komisionit Rithemelues, për të cilin harroi se formalisht ka zgjedhur në krye Belind Këlliçin. Nëse do të duhej të shkonte për negociata me Enkelejd Alibej duhet të shkonte Këllëçi, por ai atë ditë ishte zëvendësuar me Sali Luzhën.

Edhe pse Alibej i trajtoi si njerëz të paftuar në seli, ata e pushtuan atë në mbrëmje, dhe prej tre ditësh po përpiqen të çudisin dynjanë me dyer të blinduara dhe kamera, që gjejnë në seli, a thua se shqiptarët nuk i kanë parë ato së bashku me varet dhe qysqitë e Sali Berishës.

E gjithë bëhet për të mbuluar atë që në fakt është një pushtim i institucionit, i maskuar si “operacion special rikonstruksioni”, për të cilin formalisht duhet të marrin dhe leje në bashki.

I vetëshpallur kryetar, i pazgjedhur nga askush Sali Berisha është vendosur në krye të këtij pushtimi duke rifilluar paralelisht një fushatë të “Foltores” së tij në gjithë Shqipërinë tanimë të shpjegoj pushtimin e bërë fakt të kryer.

Stresi kryesor i Sali Berishës është se Partia Demokratike zyrtare nuk po ja njeh pushtimin dhe po i reziston duke mos u bashkuar me të. Për këtë ai po bën çfarë është e mundur të josh deputetë dhe të krijojë idenë se tani të gjithë janë me të, por në fakt me të janë vetëm ata që ishin plus disa deputetë pa ngjyrë që as e kanë ditur pse janë me Bashën, as e dinë pse janë me Berishën. Ata thjeshtë do përdoren si numra e pastaj do flaken.

Në funksion të kësaj ai po përpiqet të bëj diversion, të shpërndaj lajme se Basha po krijon parti tjetër, apo të bëj sikur baza e partisë është e gjitha e bashkuar. Por në fakt Partia Demokratike është më e ndarë se kurrë, pasi tani përveç atyre që rezistuan kundër Berishës si antiberishë, janë kundër tij dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre që morën pjesë në “Foltore” nga inati i Lulzim Bashës. Atyre tani u ka ikur alibia me të cilën mbështetën Berishën dhe nuk janë dakord më me të. Dhe kjo e ka bërë atë ta përjetoj “pushtimin” e selisë më keq se sa Putini pushtimin e Ukrainës pasi po i shthuret ushtria e vet.

Nga ana tjetër Berisha po përballet një izolim të egër ndërkombëtar jo vetëm nga SHBA por dhe nga Bashkimi Evropian. SHBA është e vendosur në qëndrimin e saj kundër personave “a non grata” dhe natyrisht që mban shënim dhe provokimet e Berishës për një frymë antiamerikane në Shqipëri. Britania e Madhe po ashtu ka paralajmëruar se do ti bashkohet nismës amerikane kundër personave të dizajnuar për korrupsion madhor, ndërsa Bashkimi Evropian, dhe gjithë zyrtarët e Perëndimit e kanë izoluar Berishën duke mos i dhënë asnjë sinjal inkurajimi për atë që bën. Ai nuk ka mundur të siguroj sot as një telegram të vetëm urimi, dhe shpreson që pas ndonjë lëpirje torturuese të Genc Pollos të siguroj ndonjë mesazh nga pensionistja Doris Pack.

Ai praktikisht e ka zhytur PD në izolimin më të thellë të saj prej vitit 1997, kur SHBA dhe Bashkimi Evropian, e ndëshkuan atë për destabilizimin e vendit.

Miti që ai po përpiqet të ngrejë, se ashtu siç u ringrit pas vitit 1997 deri më 2005, do ringrihet dhe tani është një gënjeshtër e trashë. Asgjë nuk është si më 1997 për Sali Berishën dhe 2005 e kësaj radhe, i bie viti 2029 kur Sali Berisha është 85 vjeç.

Por më 1997 nuk është ndëshkuar PD, por Sali Berisha personalisht kurse tani me betejën e gënjeshtërt të Berishës kundër Perëndimit maskuar me gjoja luftën kundër Lulzim Bashës, i ndëshkuar është gjithë ai grupim, që shkon pas Sali Berishës. Dhe kjo ka për të bërë dhe më dëshpëruese situatën në muajt që vijnë, kur të gjithë ata që i shkojnë pas, të shikojnë se janë thjeshtë ushtarë që po përdoren për të pushtuar një seli, e cila do të jetë piramida ku do të murosen bashkë me Faraonin e tyre. Dhe as emrat nuk do tu mbahen mend. Do te kujtohen si ata që u flijuan për Berishën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)