Mero Baze: Si Berisha dhe Meta po sponsorizojnë “konspiracionin” e Perëndimit kundër opozitës

Mero Baze: Si Berisha dhe Meta po sponsorizojnë “konspiracionin” e Perëndimit kundër opozitës

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Më 28 prill të muajit shkuar, tre ditë pas zgjedhjeve, në mbasdite, ndodhi diçka e pazakontë. Pak çaste pasi në mesditë Ilir Meta u shfaq në ekrane, me atë gjendjen e tij të rënduar psiqike, duke paralajmëruar dekrete presidenciale që do përmbysnin zgjedhjet dhe pas tij Sali Berisha, që kishte kuptuar humbjen dhe betohej për përmbysje, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postoi një tëiter kur përshëndeste Edi Ramën për fitore dhe Lulzim Bashën për fushatën.

Postimin e saj, e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, e më pas OSBE, qeveria italiane, gjermane, franceze etj, që dolën me të njëjtin qëndrim, duke njohur zgjedhjet. E pazakonta ishte qëndrimi politik në bllok I perëndimit për të njohur pa ndonjë korrektesë protokollare zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa numërimi vazhdonte, por që rezultati ishte I qart.

Ishte një mesazh I fort, kundër dyshes Sali Berisha-Ilir Meta dhe një thirrje ndaj Lulzim Bashës për tu distancuar prej tyre.

Fatkeqësisht opozita e “kalitur” nga shkolla politike e Sali Berishës, që nuk ka punë kurrë me të vërtetën, e injoroi këtë mesazh, duke vazhduar retorikën, se Edi Rama ka blerë dhe Perëndimin, përveç popullit shqiptar.

Disa javë më vonë, Departamenti amerikan I Shtetit, shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij, “a non grata” në SHBA, nën akuzën se është “minues I demokracisë në Shqipëri, përfitues I pareve publike nga korrupsioni për vete dhe të afërmit e tij, si dhe ka ushtruar presion publik, ndaj proceseve gjyqësore për vete dhe aleatët e tij politik.

Akuza e cila është një epitaf mbi varrin politik të Sali Berishës, është goditja më e rënd që një politikan I nivelit të lart ka marrë në historinë e Ballkanit dhe një thirrje e përsëritur ndaj opozitës të shikoj të vërtetën në sy dhe të ndahet prej tij.

Fatkeqësisht opozita mbeti sërisht në kënetën e demagogjisë së Sali Berishës dhe filluan të sulmojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, për qëndrime personale, të ndikuara nga Sorosi, për lidhje personale të Edi Ramës etj. Për ta ilustruar këtë për trushpëlarët e vet, Sali Berisha përhapi një lajm se do ta padis Antony Blinken në Francë, në një gjykatë e cila mund ta akzuoj atë sipas Beirshës “për shpifje në internet”, sikur e kishte sharë ndonjë komentues anonimë tek  gazeta “Tema”.

Edhe pse gjithçka ishte shumë komike, sërisht debati vazhdoi tek marrëzia e re, duke diskutuar a do ta fitoj apo jo Berisha gjyqin me SHBA, edhe pse asgjë nuk ka lidhje fare me qëndrimin e SHBA për Sali Berishën.

Sali Berisha është damkosur bashkë me familjen si një grup kriminal, I korruptuar, si minues i demokracisë dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri. I duhen tre jetë të heq këto tre akuza të epitafit të tij. Ai nuk ka më kohë për asgjë.

Dje në mbrëmje ambasadorja Yuri Kim postoi njoftimin e Presidentit Biden, i cili shpall si prioritet për sigurinë kombëtare amerikane, goditjen e politikanëve dhe personave me ndikim kudo në botë,  të inkriminuar dhe korruptuar, si Sali Berisha, për të treguar se goditja ndaj Berishës nuk ishte sulm personal, por politikë shtetërore amerikane bile interes kombëtar i saj.

Sërish opozita nuk bën asnjë përpjekje par ta lexuar drejt dhe qartë këtë mesazh.

Sot Sekretari I Shteti Antony Blinken, në mënyrë ta pazakontë ka bërë një mesazh urimi personal për kryeministrin, duke e uruar për zgjedhjet dhe duke dhënë mbështetjen e SHBA për hapjen e negociatave.

Nëse më 28 Prill vendet kryesore perëndimore u detyruan prej Sali Berishës dhe Ilir Metës të nxitojnë të njohin zgjedhjet, sot Sekretari i Shtetit, ka uruar për zgjedhjet në Shqipëri, për ti dhënë fund retorikës së Lulzim Bashës, që është kapur pas një gënjeshtre që ka shpikur për “vjedhjen” e votave, për të shpëtuar nga mbytja brenda partisë. E bën këtë ndërkohë që vet ka nisur një garë elektorale brenda saj, pa asnjë rregull, pa asnjë parim, pa listë zgjedhësish, pa kushte të barabarta, pa transparencë, pa ide dhe mbi të gjitha pa një qëndrim politik ndaj problemit më të madh që ajo parit ka tani e tutje me Sali Berishën.

SHBA ka më shumë se një muaj, që po përpiqet ti mbush mendjen opozitës, se nuk ka ndonjë konspiracion kundër tyre, por ata thjesht kanë humbur zgjedhjet dhe duhet të distancohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ambasadorja amerikane në Tiranë, bën kujdes të lavdëroj Partinë Demokratike si pasuri kombëtare dhe të nis garën brenda saj, kurse ata që mbajnë peng opozitën e paraqesin edhe këtë si konspiracion.

Sa më vonë ta pranojnë këtë realitet, aq më të vështirë do ta kenë të fitojnë mbështetjen e perëndimit për politikën e tyre dhe aq më shumë do krijojnë idenë e rremë, se SHBA dhe Antony Blinken, janë tërësisht me Edi Ramën.

Të vetmit që po ja çojnë falas në derë Edi Ramës, mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit, janë opozitarët, që kanë më të çmuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sa Perëndimin. Është zgjedhje e tyre!

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Molla e dijes: 05/06/2021 09:55

    E VËRTETA ËSHTË VETËM NJË, NUK SHITET DHE NUK MUND TË NXIRRET ''NON GRATA'' NGA ASKUSH Doktor Berisha i ftuar te Zonë e Lirë, e A.Çanit bëri mbrojtjen e tij për shpalljen ''Non Grata'' nga DASH, më saktë, për vendimin e mbështetur në shpifje, siç e quan Doktori, pasi infot janë marrë nga OJQ-të e Sorrosit në bashkëpunim me Ramën. Z.Sali thoshte se nuk ka frikë nga askush se ka të vërtetën me vete. Dakort, po cilën të vërtetë? Se e vërteta që njoh unë, është vetëm një, dhe është shumë ndryshe nga ajo që thua ti doktor. Le ta fillojmë nga firmat piramidale, (alias skemat Ponzi), të cilat shkatërruan ekonominë shqiptare. Nëse ti doktor Berisha nuk do i kishe lejuar të hapeshin, do evitohej ajo dramë e madhe kombëtare. A i quajte atëherë ti piramidat si skema zhvillimi ekonomike? Si mund të mos e dije ti që ato ishin skema mashtrimi? Edhe sikur të supozojmë se ishe i pa informuar e injorant për këtë gjë, atëherë si e lejove aktivitetin e tyre pa u siguruar e pa pyetur ekspertët? Ke përgjegjësi. I pyete gjë dhe të keq informuan? Nëse po, kush u dënua nga zyrtarët e lartë, ministrat për këtë gjë? Për këtë gjë ike nga pushteti dhe erdhi Nano me premtimin se do iu kthente paratë shqiptarëve. Mender një mut, në fakt. Një gënjeshtër e madhe për të marrë pushtetin. Qeverisja e tij ishte e superkorruptuar dhe kishte pazare politike gjithandej. Mjafton të lexosh gazetën Koha Jonë të asaj kohe dhe konfliktin Nano-Lesi për të kuptuar shumëçka nga qeverisja, korrupsioni, favorizimet e Fatosit (që tërë kohës i vinte nga pas historia e dallavereve). Në kohën e Nanos u shtuan bandat me shumicë saqë ishin edhe rrezik për rendin publik. gjirhashtu Nano nxorri edhe një ligj për AlbPetrolin atëherë, sipas të cilit nëse në ''Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës'' punonin dy pjestarë nga e njëjta familje (psh burrë e grua), njëri duhetj të hiqej nga puna. Një padrejtësi dhe krim i vërtetë. Ata naftëtarë kishin studiuar e ishin teknikë nafte e inxhiniera, dhe u detyruan të largoheshin në emigrim e dikush madje u nda thjesht formalisht nga gruaja për të qëndruar të dy në punë. Aq e korruptuar ishte qeverisja Nano, saqë erdhe ti doktor prapë në pushtet, por me ''duar të pastra'' tashmë, se gënjeshtari ''pisanjos'' i momentit ishte Nano. Nano dihet që ka favorizuar biznesin e së shoqes. Por SHBA nuk e ka nxjerrë ''Non Grata''. Pse? Se u tërhoq nga politika dhe jetonte për qejf të vet si pasha në Austri dhe la Ramën më pas në parti, ish barbonin e Parisit (hajdutin e ikonave të vjedhura, siç e quan ai Edin), i cili sot ka nën kontroll të gjithë pushtetet (përveç presidencës). Ku i gjeti paratë Nano që luante në kazino dhe jeton si pasha jashtë shtetit? Kjo pak rëndësi ka për SHBA, se atyre nuk iu plas se sa i korruptuar ka qënë Nano apo të tjerë si ai. Ka plot pushtetarë të korruptuar në Europë që Amerika nuk i ka shpallur ''Non Grata''. Blinken të shpalli ty ''Non Grata'' tani, sipas meje, për t'i bërë presion Bashës (dhe PD tënde) që të pranoni rezultatin e zgjedhjeve të prillit 2021, që në fakt, ishin të blera, të turpshme dhe skandaloze (për shkak edhe të fuksa-patronazhistëve). Amerikanëve nuk iu plas për demokracinë në Shqipëri, as që shiten e blihen votat, i rëndësishëm është stabiliteti, le të ketë një pluralizëm pa demokraci, mjafton që ata të kontrollojnë pushtetin politik (e madje edhe drejtësinë). Ça vlere ka një popull që shet votën dhe ngrihet në protesta vetëm kur e thërret partia e jo për të drejtat dhe liritë e tij? Ky popull meriton të qeveriset nga hajdutë e maskarenj, e të qepë gojën, të presë sa '' t'i vejë thika në palcë'', e kështu ose do emigrojë jashtë shtetit, ose do ngrihet masivisht në votime kundër autokratit apo diktatorucit për ta rrëzuar, ose do ngrihet në protesta masive të pandalshme të cilat nuk pyesin as për SHBA e as për DEFENDER 21, sepse në Shqipëri sovran duhet të jetë populli e askush tjetër, dhe demokracia shpesh ka edhe kosto, liria mbrohet edhe me gjak. Por le të vazhdojmë me bëmat e tua doktor se ti je pjesë e historisë së Shqipërisë tashmë, por për fat të keq, edhe në qeverisjen 2005-2013 ti vazhdove me piramidat, nuk hoqe dorë, por kësaj radhe me piramidat universitare private si 'Kristali'' apo ''Vitrina'', apo edhe të tjera si këto. Me këtë kuptojmë që ti nuk kishe model tjetër zhvillimi ekonomik përveç piramidave. Ato përrallat me pemë ulliri dhe që shqiptarët arritën të ardhura mesatare-të larta (me statistika të manipuluara) tregoja budallenjve se nuk i beson askush. Të ardhura të larta mund të kenë pasur fëmijët e tu dhe ti por jo shqiptarët e thjeshtë që në fakt kishin mbaruar shkollë të lartë (madje në shtet) dhe ishin papunë. Madje edhe ata që mbaruan te privati por që nuk kishin miq, apo nuk jepnin rryshfet, ngelën papunë. Pse? Sepse piramidat universitare ishin një farsë për të zhvatur shqiptarët e pashpresë për punë e për një të ardhme më të mirë. Kush përfitoi nga kjo? Miqtë e partisë, pushtetit, djathtas apo majtas (budallenjtë, të paaftët, familjarët e servilat e të dy krahëve). Mjafton të shikosh kush ka qënë punësuar te Banka Qëndrore këto 30 vite e sidomos nga 2005 më sot. Edhe sot mund të gjesh militantë të rilindjes që kanë mbaruar këto tipe shkollash të larta dhe janë emëruar pa meritokraci (këto 8 vite të Ramës) në institucione shtetërore, hipotekë, bashki apo diku tjetër ndoshta, në rrethe e në Tiranë. Por media e kapur (qoftë majtas apo djathtas) nuk merret me këto, por kush do hipë e kush do zbresë nga pushteti se aty varen fondet dhe mirëqënia e tyre. Meritokracia në kohën tënde doktor nuk ekzistonte, ashtu siç nuk ekziston as sot në kohën e Ramës. Le të marrim si shembull shëndetësinë në 2005-2013. Si ka funksionuar? Të kishe një diplomë për mjek, duhet të gjeje mikun, e të paguaje disa mijëra euro (3000-5000 euro në rrethe) që të punësoheshe. Prandaj ka ndodhur ikja masive e mjekëve dhe infermeirëve në Gjermani, se nuk kishte e nuk ka meritokraci. Mjeksia ishte e korruptuar, ka pasur infermiere (psh në spital në Tiranë) merrnin 2000-5000 apo 10000 lek vjetra për shërbimet që i kryenin pacientëve. Madje të linin edhe si top atje në krevat e s'të thërrisnin as doktorin nëse nuk i jepje rryshfet. Çfarë ka ndryshuar gjatë qeverisjes së Ramës, a është shëndetsia falas? Jo, thjesht nuk marrin më 2000 leksha, është rritur pazari. Ti doktor thua se atëherë bëre shumë rrugë. Dakort, mund të jetë e vërtetë. Po a ka ndonjë kompani të huaj të pavaruar që ka vlerësuar cilësinë e rrugëve, të asfaltit? Se mund të jenë jenë bërë vjedhje duke abuzuar me cilësinë. Sigurisht që Rama me rrugët e ''florinjta'', tenderat sekretë, e të tjera allishverishe, ka kalur çdo kufi. Por problemi kryesor për shqiptarët është punësimi, meritokracia dhe drejtësia. Nuk kishte meritokraci në kohën e qeverisjes tënde doktor, punësimi bëhej me mik, militantizëm apo me rryshfet. Tani në kohën e Ramës ka ndryshuar thjesht pazari dhe është përqëndruar më shumë pushteti dhe kontrolli i punëve në një dorë, madje tani partia me sistemin e patronazhistëve të di edhe hallet e të kërcënon nevojat, të nxjerr nga puna, apo të ble votën për të ricikluar pushtetin. O Doktor, a e ke pyetur ndonjëherë veten pse nuk u ngritën shqiptarët masivisht në votime në prill 2021, pra jo 48% por 60 apo 70%, apo dhe aq sa votuan ta hiqnin Ramën e super korruptuar (që ble vota e u diskretitua te BILD-i, gjithashtu që mbolli Shqipërinë me hashash dhe lejon pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit dhe në call centera) me 1milion shuplaka siç të hoqën ty në 2013? Shitën votën? Nuk u frymëzuan? Ia ke bërë këtë pyetje vetes o Sali Berisha? Përgjigja është e thjeshtë. Pyet veten, gjatë qeverisjes tuaj, a i keni dhënë ndonjë shans njerëzve të ndershëm dhe të shkolluar, a i keni hapur ndonjë derë me meritokraci? Në mbyllje të argumentimit tim, nëse s'ju pëlqen e vërteta, po ju them që jeni i lirë që të më hidhni në gjyq, ku të doni, në çdo vend të botës, jo vetëm ti doktor, por edhe Nano apo Rama&CO. Unë nuk kam para të paguaj një avokat të shtrenjtë si ju, por jam i sigurtë që fitoj çdo lloj gjyqi (qoftë edhe i vetëm) me këdo në këtë botë. Dhe e dini pse doktor? Thjesht dhe vetëm e vërteta, fuqia e saj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot