Mero Baze: Tani nuk janë të përçarë, janë të ndarë

Mero Baze: Tani nuk janë  të përçarë, janë të ndarë

Sali Berisha

Sali Berisha po përpiqet të nxitoj të deklaroj të mbyllur procesin e bashkimit të PD pas përçarjes së provokuar prej tij tre vite më parë. Në fakt kur e nisi procesin e përçarjes dhe deputetët ishin në shumicë me Bashën, rreth 38 prej tyre, ai kishte tezën se nuk kanë rendësi deputetët por ka rëndësi elektorati në bazë. 

Pas tre vitesh betejë të lodhshme brenda demokratëve, pas rrahjeve fizike dhe sagës gjyqësore për vulë ai arriti të marrë vulën me pazare dh etani deputetët në shumicë janë me të, derisa ta shikojnë ose jo, emrin në listë. Atë që tre vite më parë nuk e quante bashkim, pasi thoshte deputetet janë disa karrigethyer, nuk përfaqësojnë demokratët, tani e quan bashkim. 

Në fakt në PD ekziston vetëm një përçarje dhe ajo nuk është mbyllur dhe nuk do mbyllet kurrë nga Berisha, pasi ai është shkaku i saj. Është refuzimi nga antiberishizmi. Antiberishizmi ka ekzistuar në PD qysh në fillimet e saj. Shumica e tyre kohë pas kohe janë larguar nga PD e kanë parë punë e tyre por një fraksion i fort antiberishë gjendet gjithnjë brenda elektoratit të PD.  

Sot ky grupim është më i madh se kurrë në historinë e PD, brenda PD natyrisht duke qenë minorancë. Brenda këtij grupi tani ka dhe njerëz që nuk janë antiberishistë por e dinë që Berisha nuk i çon në fitore. Po të llogarisësh dhe deputetët që shkojnë tek Berisha vetëm që ti fus në listë, natyrisht bëhet dhe më e thellë plaga e përçarjes. 

Pra Berisha nuk ka mbyllur asgjë nga plaga e përçarjes. Ndryshimi është se tani nuk janë  të përçarë, janë të ndarë. Deputetët e kanë të lehtë se nuk kanë shumë turp të shkojnë nga një krah në tjetrin, por ata që janë ndarë në bazë të partisë nuk është se e kanë aq të lehtë bashkimin për hirë të Berishës. 

Ndaj Berisha po përpiqet të nxitoj ta shpall bashkimin pikërisht se nuk ka ndodhur se po të ndodhte nuk kishte nevojë. Dhe sa herë e bën këtë shpall dhe një miting proteste se mendon se lufta i bashkon, dhe ata do ti bashkohen atij se i fton në luftë kundër qeverisë jo se e duan atë.  Problemi është se Berisha pas kësaj do të dal dhe më i vogël dhe atëherë do dëgjojmë përsëri këngën e tij të vjetër se ja vodhën votat. Si himn i PD së mbetur./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/06/2024 17:36

    Si ka mundësi që hajduti kriminel sali bajga vazhdon e qëndron i lir ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

“Smart City”, ministri Balla: Projekti synon rritjen e sigurisë publike! Shtrihet në 20 qytete

“Smart City”, ministri Balla: Projekti synon rritjen e sigurisë publike! Shtrihet në 20 qytete