Mero Baze: Të gjithë me laps në dorë duke dëgjuar ambasadoren

Mero Baze: Të gjithë me laps në dorë duke dëgjuar ambasadoren

Yuri Kim

Ka një vërshim komentesh dhe qëndrime publike ndaj intervistës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Është e qartë se mbështetësit e “Foltores” janë të zemëruar, se me ta ka qenë e qartë. Por pa kaq të shqetësuar duken dhe të tjerët, pasi ka qenë e paqartë për hallet e tyre.

Fjala vjen, këta të Berishës janë të zemëruar që ajo përsëriti qëndrimin e SHBA se me personat “non grata” nuk do të takohet kurrë. Dhe fiks pas kësaj del Berisha dhe thotë as “unë nuk do ta takoj kurrë pa më kërkuar falje”. A thua se ajo tha dua ta takoj, por nuk po gjente dot telefonin.

Mbështetësit e Ilir Meta/Metaj janë shumë të mërzitur pse e ka lavdëruar takimin me të. Deri më sot ishin të qartë se e kishin armike dhe ishin në një llogore me Berishën. Tani me paqartësinë e saj ua ka prishur dhe më tej qetësinë. Nuk dinë a duhet të gëzohen, a të mërziten që ka kaluar mirë takimi me shefin e tyre.

Me një fjalë a duhet tani të bëhen me SHBA kundër Berishës, apo me Berishën kundër SHBA. Ilir Meta/Metaj vet nuk ka ndërmend t’ua tregojë rrugën derisa të gjunjëzojë Berishën.

Hë për hë, “nuk mund të zgjedhë mes Uashingtonit dhe Berishës”. Mos ja kërkoni këtë torturë. Secili le ta kuptojë sipas hallit që ka.

Këta të Berishës le ta kuptojnë si një hall që i ka rënë me presionin e SHBA, këta të Ramës le ta kuptojnë si një diversion kundër Berishës, këta të Lulit si një shenjë xhelozie që dhe ky mund të bjerë në dashuri me SHBA.

Temat që kanë marrosur më shumë opinionin publik janë ndërhyrjet ruse në media dhe politikë, dhe sukseset e drejtësisë së re. Pothuajse askush nuk pranon asnjërën, edhe pse gjithë tensioni në politikë është pikërisht pse drejtësia e re po vepron, qoftë dhe të shtyrë, dhe për paratë ruse në media dhe politikë, ku ka gjurmë sheshit.

Dhe pas gjithë këtyre reagimeve duket se mbizotërojnë ata që duan t’i thonë ambasadores “larg duart nga punët tona”.

Po si mund të rrijë larg nga punët “tona” ambasadorja, kur të gjithë këtu, me burra e gra, të mëdhenj e të vegjël, opozitarë dhe qeveritarë, me laps në dorë konspektojnë çdo germë të saj? Ajo dhe nëse do fliste për NASA, prapë do dukej sikur fliste për dy satelitët tanë të rinj.

Debati rreth saj dhe atyre që ajo thotë, dëshmojnë të vetmen gjë të rëndësishme që udhëheq ende shoqërinë shqiptare, orientimin nga SHBA dhe aleanca historike me të. Të gjithë ata që shpresojnë se e “kanë mundur” SHBA në Shqipëri, kanë rastin të shikojnë se ku i kanë sytë shqiptarët.

Kjo natyrisht trazon ata që kanë probleme dhe ata që mund të kenë probleme. Ndaj dhe konspektojnë çdo gjë me laps në dorë. Edhe ata që nuk e kanë dëgjuar fare.

 

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lapsi: 01/10/2022 06:39

    I vetmi qe konspekton eshte Rama permes idiokrateve ne vartesi.

    Përgjigju
  • Beni: 30/09/2022 20:49

    Vend qe komandohet nga nje cope ambasadore cfare pret qe te behet , sa keq eshte katandisur ky vend

    Përgjigju
    • Dakord: 01/10/2022 08:35

      Vend ku pretendon te qeverise nje cope krimineli, sali baba me 40 hajdute dhe nje cope mishi si ty qe i shkon pas. Ju jene nje cope e kalbur, llum i shoqerise sone. Z.Kim eshte nje goxha cope ambasadore qe perfaqeson nje goxha cope superfuqi te e cila i ka syte nje goxha cope e madhe e ketij populli. Keshtu pra o cope mishi.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e Rithemelimit ka garë të ndershme?



×

Lajmi i fundit

Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave. Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve

Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave. Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve