TIRANË, 12 Qershor /ATSH-Z. Tosku/- Kandidati i djathtë për Korçën, Gjergj Mero zhvilloi një takim me banorët e lagjes së francezëve, ku sipas tij, problemet më të spikatura janë papunësia, varfëria dhe banesat sociale.
Duke trajtuar një nga pikat kryesore të programit, Mero u shpreh se "do të ngremë një transport urban model, duke respektuar oraret e pritjes, si dhe do të rehabilitohen stacionet e qëndrimit. Në standardet cilësore të transportit, do të gjejnë veten pensionistët, shtresat në nevojë dhe çdo njeri që shfrytëzon këtë shërbim.
Kandidati Mero tha se do të mendohet ngritja e një azili social me mbështetjen nga të ardhurat e bashkisë, por dhe projekteve sociale të shoqatave joqeveritare.
Sakaq, kandidati Mero tha se "premtimet boshe të qeverisë dhe kandidatëve të majtë, vijojnë ende të mashtrojnë publikun, i cili kësaj radhe nuk mund të manipulohet më"./m.m/









