'Merr drutë nga shtëpia', fotoja e mësuesit nga Pogradeci bëhet virale! Torra: Është keqpërdorur, me to ndez zjarrin

'Merr drutë nga shtëpia', fotoja e mësuesit nga Pogradeci bëhet virale! Torra: Është keqpërdorur, me to ndez zjarrin

Mesuesi Maliq Torra

Kjo foto e një mësuesi nga Mokra e Pogradecit, i cili shihet duke shkuar në shkollë me një tufë drurësh në këto ditë të acarta, është bërë menjëherë virale.

Bëhet fjalë për mësuesin Maliq Torra. Imazhi i këtij mësuesi, i cili së bashku me çantën e punës mban edhe drutë ka sjellë reagime në rrjete sociale, ku kanë shkruar se shkolla ka kushtet të vështira dhe mungesë ngrohjeje.

Lidhur me këtë foto gazetarja e Report TV Gladiola Hoxha kontaktoi me mësuesin Torra, i cili ka thënë se fotoja e tij është keqpërdorur dhe se shkolla ka dru.

"Fotoja ime është keqpërdorur. Nuk kemi asnje problem, pasi në shkolla ka dru. Këto janë shkarpa qe unë i marr per te ndezur zjarrin", ka thënë ai.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e bashkisë Pogradec e cila thotë se fotoja është keqinterpretuar dhe se sipas saj nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit.

“Bashkia Pogradec sqaron të gjithë opinionin publik se keqpërdorimi nga media dhe portalet i një statusi të profesorit të nderuar z. Maliq Torra, nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit. Bashkia Pogradec ka punuar fort që të bëjë të mundur shpërndarjen në kohë të lëndës drusore për ngrohje në shkollat e fshatrave dhe në asnjë shkollë nuk ka mungesë të lëndës drusore.

Do të ishte e pafalshme për ne nëse nuk do të mund të siguronim edhe kushtet më minimale për arsimimin e brezave. Kjo është një nga parimet tona bazë, që përtej investimeve madhore që Mokra ka nevojë dhe që do të realizohen në vazhdim, të sigurojmë kushtet bazë për proçesin mësimor. Për më shumë keni edhe sqarimin e vetë profesorit në statusin e tij 1 ditë më pare”, shkruan bashkia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cjdjdjdj: 19/01/2021 14:30

    Sigurisht qe eshte perdorur, kur kete e thote zyra e propagandes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve