Merr fund kisha 1200-vjeçare
e Shën Gjon Pagëzorit në Krujë

Merr fund kisha 1200-vjeçare<br />e Shën Gjon Pagëzorit në Krujë<br /><br>
Katër ditë e rrethuar nga uji, kisha 1200-vjeçare e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës është shkatërrua totalisht.

Pasuri e kësaj kishe ishin mozaikët dhe muret e saj. U kishin mbijetuar shekujve. Edhe pse dy vjet më parë Report TV ka raportuar lënien në harresë të këtij monumenti nga institucionet, asnjë nuk e parandaloi rrënimin total.   

Ka qenë arkeologu Skënder Muçaj që në një intervistë për Report TV që i bëri apel Ministrisë së Kulturës ta mbronte dhe ta konservonin këtë vepër të trashëgimisë.

Historia e kishës së Dervenit, Shën Gjon Pagëzorit është paksa e komplikuar më së shumti për neglizhencë të institucioneve përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, se sa për personat që ishin jashtë këtyre institucioneve”, u shpreh Muçaj.

Monumenti u zbulua më 3 dhjetor të vitit 2006. Një grup punëtoresh teksa hapte themelet për ndërtimin e një kishe të re hasi në një mur të vjetër me mozaikun e rrallë të Shën Gjon Pagëzorit. U njoftuan drejtuesit e Kishës dhe Instituti i Arkeologjisë. U zbulua se bëhej fjalë për një vend antik kulti dhe për një vepër të veçante me vlera të mëdha arkitekturore e artistike.

Muret ishin të suvatuara. Rezultoi se kisha ishte 1200-vjeçare dhe i përkiste Shën Gjon Pagëzorit.

Kisha ishte e përmbytur gjatë shekujve, por toka e ruajti për mrekulli. Pas rizbulimit, shkatërrimi total i saj është një dëm kombëtar që nuk justifikon asnjë institucion, as Ministrinë e Kulturës, as Institutin e Arkeologjisë dhe as drejtuesit e Kishës së re, vetëm 2 metra larg saj, që i vunë emrin e Shën Gjon Pagëzorit.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë