Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha

Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha

Godina e Top Channel

Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, që zgjatën mbi 8 vite, për pronësinë e Top Channel, Gjykata Kushtetuese pas një seance maratonë ka njohur si pronar të vetëm dhe legjitimë të televizionit më të madh në vend familjen Hoxha.

Me një shumicë votash prej 7 vota pro dhe 2 kundër, nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e veja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijët Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, u janë njohur 100% të aksioneve, përkatësisht nga 20% secili.

Dy ish- miqtë e të ndjerit Dritan Hoxha, përkatësisht Albert Sino dhe Aurel Baçi u bënë aksionerë fiktiv në vitin 2007, për shkak të një ngërçi ligjor të asaj kohe, kur KKRT (sot AMA) nuk lejonte që televizionet kombëtare të kishin 1 aksioner të vetëm.

Për këtë arsye, i ndjeri Dritan Hoxha iu besoi dy miqëve të vetë 60% të aksioneve, përkatësisht 40% Albert Sinos dhe 20% Aurel Barçit.

Ndonëse hynë fiktivisht dhe pa investuar as edhe një qindarkë për aksionet, me ndryshimin e ligjit, familja Hoxha u dha dy ish-miqve të Dritan Hoxhës mundësinë të tërhiqnin aksionet e tyre dhe të largoheshin nga Top Channel.

Por Albert Sino dhe Aurel Barçi vendosën të mos pranojnë tërheqjen nga aksionet.

Gjykata, me me vendimin Nr.5259, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lëshoi dëshminë e trashëgimisë ligjore të të ndjerit, duke caktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten, paditësen Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lori, Sara, Redia dhe Itan Hoxha. Edhe ky vendim nuk u njoh nga dy ish-aksionerët tashmë.

Megjithatë, familja Hoxha e vijoi betejën në sistemin gjyqësor, ku Gjykata e Apelit të Tiranës, i dha të drejtë atyre, duke rrëzuar si të pavlefshme kontratën e shitjes së aksioneve të Albert Sinos dhe Aurel Baçit.

“Detyrimin e palëve të paditura Albert Sino dhe Aurel Baçi të njohin pronar paditësit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha pronar edhe mbi 60% të aksioneve të Shoqërisë “Top Channel” sh.a me Nipt K120070024, për shkak se kontrata e shitjes së aksioneve me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme pasi është kryer në kundërshtim me ligjin.

Urdhërohet ç’regjistrimi nga regjistri i aksioneve të Shoqërisë “Top Channel”sh.a nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi dhe nga regjistri i ekstraktit të Shoqërisë në Qendrën Kombëtare te Biznesit, pasi në bazë të të cilit është bërë regjistrimi i tyre në regjistër është i pavlefshem”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit në atë kohë.

Bejeta ligjore do të zhvendosej në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu do të mbante të njëjtin qëndrim, duke mos njohur Sinon dhe Baçin si aksionerë, ndërsa 100% të aksioneve i takonin familjes Hoxha.

Vendimi është volusur tashmë përfundimisht në Gjykatën Kushtetuese, organi që zgjidh mosmarrëveshjet e palëve në Gjykatën e Lartë, ku me një vendim të drejtë i është dhënë familjes Hoxha, si e vetmja trashëgimtare e 100% e televizionit Top Channel. (Voxnews)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/02/2024 00:05

    Keta t'a gezojne pronen,por mua me duket se fajtor ne kete mes eshte D.Hoxha qe nga veprimet qe ka bere te kujton gangot dhe gjyqetaret e shkarkuar nga Vetingu qe perpiqeshin te fshihnin pasurite duke i regjistruar tek te aferm e shoke per te humbur gjurmet.Edhe pse keto ishin aksione te ndershme dhe zoteria ishte i detyruar nga ligji,prape ka mashtruar shtetin duke bere kete shitje/dhenie/falje fiktive te aksioneve,kurse keta /aksioneret/ perfituan nga kjo.S.d.q 8 vite eshte nje kohe shume e gjate dhe keta bejne pjese ne eliten mediatike,imagjinoni tani sa kohe do t'i duhet per ceshtje te tilla nje qytetari te thjeshte!

    Përgjigju
  • Rroftë Drejtësia!: 28/02/2024 15:27

    Ta GËZONI Pronën Se Është Plotësisht e Juaja Dhe Se e Meritoni Dhe Ju Takon Plotësisht e Pa Asnjë Diskutim!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/02/2024 13:00

    Sa i poshtër është Shqiptari i jep gishtin të marin krahun. Po ksaj radhe kta dy plerat morën karotën aty ku e meritonin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja