Pasi ka marrë kërkesën për divorc nga gruaja e tij, ky i fundit është hakmarrë duke sharruar çdo mobilie në shtëpi e duke i ndarë kështu përgjysmë, pasi sipas tij, gjysma i takon bashkëshortes, e gjysma vetë atij.

Kevin Fiore, 56 vjeç, shkaktoi një dëm prej 5 mijë e 184 paundësh në shtëpinë e tyre 130 mijë paund në Uerrington, Stafordshajër, në të cilën ai jetonte më gruan, Katrina.

Kërkesa për divorc nga ana e bashkëshortes kishe ardhur pasi burri kishte falimentuar.

Babai i dy fëmijëve, i cili kishte vendosur të martohej me 39 vjeçaren prej tre vjetësh, pasi e kishte takuar atë 14 vjet më parë, i ndau të gjitha objektet më dysh duke shkruar sipër tyre: Gjysma e Kevin… gjysma e Katrinës. Më pas, ai kishte shkruar muret e banjës dhe të korridorit me mesazhe fyese. Kjo, pasi nuk kishte arritur të ndante përgjysmë edhe muret.
(gm/Shqiptarja.com)