Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli! Report Tv sjell krahasimin e çmimeve para dhe gjatë luftës! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset

TIRANË- Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë në monitorim dhe caktojë një çmim tavan për shitjen e tyre. Kështu nga sot, në të gjitha dyqanet, 1 kg sheqer do të blihet me një çmim jo më të lartë se 123 lekë; 1 kg oriz 104 lekë si edhe 1 kg miell do të shitet jo më shtrenjtë se 90.5 lekë. Ndërkohë, 1 litër vaj luledielli do të kushtojë jo më shumë se 321 lekë. Çmimi i vajit ka arritur në nivele maksimale, madje ai sot tregohet më shumë se nafta. Referuar një denoncimi që bëri më herët ish zv.kryeministri Erion Braçe, vaji 'Floriol' para luftës ishte 145 lekë/litër e ndërsa ka arritur në kulmin e saj edhe 345 lekë litri.

Vendimi është marrë ditën e djeshme, por Bordi i Transparencës zgjodhi që t'i bënte publike 1 ditë më pas. Në vendimin e marrë është përcaktuar qartë edhe mazhi i fitimit, shumicë dhe pakicë për të gjitha këto produkte.

"Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë: a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg. b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë: a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg. b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.
Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë: a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër. b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë: a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg. b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg", thuhet në njoftim.

Krahasimi i çmimeve, para, gjatë luftës dhe sot
Nëse do të bënim një krahasim me çmimet të produkteve të shportës që kanë qenë para dhe gjatë luftës, është vënë re një rritje marramendëse e tyre, prandaj ndërhyri Bordi me qëllimin për t'i balancuar. E më konkretisht, 1 litër vaj para luftës ka kushtuar 140 lekë, më pas është rritur sërish ku ka shkuar në maksimumin e saj deri në 350-370 lekë për litër, një denoncim i bërë më herët edhe nga ish zv-kryeministri Erion Braçe për abuzime në nivele të larta. Sot Bordi vendosi që vaji të shitet me 321.

Ndërkohë, sa i përket miellit, para luftës është shitur me 70-90 lekë, e ndërsa njësoj si produktet e tjera edhe ai pësoi një rritje të ndjeshme ku është shitur deri në 115 lekë për kilogramë. Me vendimin e sotëm, çmimi i miellit do të pësoj një ulje dhe do të shitet jo më shtrenjtë se 90.5 leke/kg. Bordi ka vendosur që të ulë edhe çmimin e orizit. Deri dje ai është shitur me 145 -190 lekë kilogrami, por nisur nga sot në biznese nuk do të tregohet me më shumë se 104 lekë/kg.

Vlen për t'u theksuar se sa i përket çmimit të sheqerit, në pikën kulminate të saj, ai është shitur me 99-100 lekë, por Bordi në vendimin e saj ka vendosur që ta rrisë me 20 lekë. Pra sot, 1 kg për sheqer do të shitet jo më shumë se 123 lekë për kilogram.

Kjo listë e çmimeve ka hyrë në fuqi në 5 prill, teksa në ndryshim nga sa ndodh me çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës nuk ka përcaktuar një afat ku rimblidhet sërish për të parë luhatjen e tregut që vjen si pasojë e luftës apo edhe krizës energjetike. Thënë ndryshe, këto çmime do të jenë në fuqi deri në një afat të përcaktuar dhe janë të detyrueshme për të gjitha bizneset që tregtojnë me shumicë/pakicë

Çmimet e produkteve të shportës të vendosur nga Bordi
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90.5 leke/kg për miellin masiv
Çmimet e produkteve të shportës para dhe gjatë luftës
Para luftës- Vaji 140 lekë litri
Gjatë luftës- Deri në 350-370 lekë litri
Para luftës- Mielli 70-90 lekë kg
Gjatë luftës- 90-115 lekë kg
Para luftës- Orizi 145 lekë kg
Gjatë luftës- 190 lekë kg
Para luftës- Sheqeri 60-70 lekë kg
Gjatë luftës- Deri 99-100 lekë kg

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 06/04/2022 18:34

    Vaj luledielli thone keta por cilesia e perzjere me vaj palme nuk permendet fare. AKU eshte ne gjume letargjik. Lufta behet ne ukraine, ndersa vajin e ullirit qe prodhohet ketu, Bordi i leshit nuk e llogarit si produkt shporte. Veza, Qumeshti dhe nenproduktet e tyre hic fare. Vaj, miell, sheqer qe te bejme hallven e qeverise.

    Përgjigju
  • Lui: 06/04/2022 16:20

    Me ate tabelen ia keni futur kot me cmimet. Vetem nese kur thoni para luftes, ndoshta i referoheni para 3-4 vjetesh, ose para pandemise. Sepse litri i vajit ne fund te vitit te kaluar dhe ne fillim te ketij viti nuk ka qene 140 leke, por 190 deri ne 220 leke. Dhe sheqeri ka qene para pandemise me ate cmim qe thoni para luftes.

    Përgjigju
  • Riku: 06/04/2022 15:42

    Ore ju komentuesit e botes hajdeni more ketu mos vuani me çmime te larta... hajdeni me rrogat dhe çmimet qe kemi ju del edhe per te mbajtur familjet andej ne kanada usa gjermani e ku i keni... epo kjo pune vuajne kot njerezit neper bote

    Përgjigju
  • Qobani: 06/04/2022 15:27

    Evlad në shkalltë e sojit tek ashtë edhe bleta,shoqe e mrekullushme,po thot unë isha 18 vjeçe kur e humba beqarin,nuk ka fjalë tmira për ndotsit e natyrës,vazhdojm ma tej

    Përgjigju
  • Tani: 06/04/2022 13:27

    Edhe pak se behemi si Venezuela.

    Përgjigju
  • Fatos: 06/04/2022 12:56

    Eshte shtrenjte vaji 3200 leke....nuk e perballojme dot...

    Përgjigju
    • Leda: 06/04/2022 20:59

      Gatuani pa vaj , eshte me e shendeteshme..

  • Ska problem: 06/04/2022 11:38

    pusht eti eshte bashkepuntor ne vjedhje apo si vampiri qe sngopet me gjak ,nuk mbushet gropa qe ka krijuar shalgjati dhe mendje shkurti ,e mori pergjigjen nga populli nuk shkuan me shume se 20 % ne votime dhe keto qe shkuan ishte administrata dhe te punsuarit ne shtet duke u bere presion me buken e gojes , Kjo qeveri eshte ne sherbim te bizneseve ose e thene me edukate ekstremi djathte , sa jane ngritur cmimet sa jane indeksuar pagat (ne sektorin publik) sa eshte shuma e monedhave te prerjeve te reja , ky shtet ka falimentuar e ka kaluar 100 % borxhin . Bordet sjane gje tjeter zarat e qeverise jua merr mendja se fillon pune ne administraten e larte pa qene zar apo buqe ( 25 vjec N/Kryetar Bashkie ) deri ketu ske cte komentosh me

    Përgjigju
    • Lala: 06/04/2022 17:21

      Po pse te vim ne o emigrant.hajde ti ne shqiperi me keto cmime e me rrogat tona ene flasim pastaj a ta mban bytha me mbajt shpin me 300mij lek rrog apo sta mban.se e dim qe jan rrit cmimet ne bote po duke ditur qe sna e shtojn rrogen te na e bejn te pakten sa gjysma e italis ose greqis qe jan plerat e evropes themi te na ulin cmumet e thjesht.

    • Emigaranti: 06/04/2022 13:52

      Hajde ne USA ne se nuk je non gata dhe shikoje sa jsne rritur çmimet per te gjithe artikujt, ose shko gjeji ti me lire e tregetoji me çmimet e mepershme. That's it.

  • Agron: 06/04/2022 11:19

    Ne cdo vend jan rritur cmimet per shkak te luftes po e rendesishme esht qe po merem disa vendime per cmimet qe dhe bizneset mos te abuzojne

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 07/04/2022 09:06

      Komentuesit qe nga Emigranti.Agron e me radhe qe na tregojne se ne te gjithe boten jane rritur çmimet , a mund te na thone se ne ç'vend te botes gjejne vetem nje çmim vaji,mielli apo orizi etj dhe çfar çmimi nga keto te shportes eshte me i lire pavaresisht pagave ?

  • Albi: 06/04/2022 11:19

    Gjithe bota po perballet me rritje cmimesh per shkak te luftes. E rendsishme esht qe po mbahet ne kontroll dhe kjo esht gje e mir

    Përgjigju
  • Idriz: 06/04/2022 11:19

    Mbikeqyrja e cmimeve per ta mbajtur situaten nen kontroll ishte nje nisme e mire. Shpresojme qe kur te mbaroje lufta edhe çmimet te normalizohen .

    Përgjigju
  • Beni: 06/04/2022 11:18

    Mir beni qe e mbani situaten nen kontrroll pasi dyqanet perfitojne ne keto momente dhe i vendosin cmimet sipas deshires

    Përgjigju
  • Beni: 06/04/2022 11:18

    Po normal se nuk duhet te ket abuzim me cmime dhe kete gje duhet ta kontrolloj qeveria

    Përgjigju
  • toni: 06/04/2022 11:16

    avash avash kemi per te dal nga kjo situate e keqe qe ka mberthyer gjith vendin

    Përgjigju
  • albozi: 06/04/2022 11:16

    tani situat e veshtire asht me than te drejten vec ishalla po bohet ma mir kur te maroj kjo luft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror