Merrte biletën sezonale edhe pse i verbër, Valencia bën gjestin madhështor për tifozin që nuk jeton më

Merrte biletën sezonale edhe pse i verbër, Valencia bën gjestin madhështor për tifozin që nuk jeton më

Futbolli pa tifozët nuk është absolutisht asgjë dhe këtë e vërteton Valencia e cila ka bërë një gjest madhështor.

Prej vitesh një tifoz i kësaj skuadre ka blerë biletën sezonale pa patur parasysh se në çfarë niveli konkuronte ekipi. Kur mbushi 50 vjeç tifozi në fjalë humbi shikimin, por gjithsesi ai vijoi të merrte biletën sezonale në ‘Mestalla’. Me këtë ai tregoi se me të vërtet kishte humbur dritën e syve, por jo atë që ndiente për klubin.

Para dy vitesh tifozi ndërroi jetë dhe futbolli në përgjithësi, por Valencia në veçanti humbi një person të jashtëzakonshëm. Për të nderuar sadopak figurën e tij klubi spanjoll ka bërë një gjest të mahnitës.

Stoli në të cilin ulej tifozi kur merrte biletën sezonale tashmë është hequr. Në vendin e tij do të qëndroj përgjithmonë statuja e tifozit, që tashmë është bërë e pandashme nga stadiumi. Ndoshta prania e tij fizike kurrë nuk do të zëvendësohet, por ajo që ka bërë Valencia është më të vertetë një gjest i mrekullueshëm.

Për ato që thonë se futbolli është vetëm një lojë le ti hedhin një sy këtij lajmi./ Përgatiti Ernest Koçi

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë