‘Mes çarçafëve’, Yllka Mujo dhe Ermira Hysa, interpretojnë në Muze dramat e dy grave. Londo: Vepër që në një orë prek kaq shumë tema!

Velloja e mbrëmjes ka veshur Tiranën, ndërsa disa prej banorëve, rendin në kërkim të teatrit... Me bileta në duar, e enjtja i gjen përballë Muzeut, ku presin me kërshëri të shikojnë shfaqjen “Mes çarçafëve”. 

Libra, dërrasa e zezë me shënime, mes të cilave dhe ato të Aleksit, nxënësit që mungon në skenë...në sallën “Unesco” është improvizuar një klasë shkolle. E publikut do t’i shpaloset gradualisht çka fshihet “mes çarçafëve”, përmes interpretimit të dy aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysa...

Regjisori Kiço Londo, e ka vendosur pjesën e kanadezit Jordi Mand, në disa qytete të shtëpisë përmes Teatrit Shëtitës Çajupi, që ai drejton, e tanimë ia servir për tri net publikut kryeqytetas.

Yllka Mujo është në petkat e Marion, gruas që kërkon të përballet me mësuesen e djalit, me të cilën bashkëshorti e tradhton. Por edhe personazhi i saj, njësoj si spektatorët, përmes pyetjeve intime që i drejton Terezës, në vend të imoralitetit të një gruaje, që ndoshta pritej të fshihej “mes çarçafëve”, zhbirilon dramën e saj. E më tej edhe të vetën....

Spektatori e gjen veten në një skenë prekëse, ku ndërsa një grua lufton për familjen që ka, e tjera për atë që ëndërron të ketë, gjejnë në fatkeqësi pika takimi e ndoshta edhe mirëkuptimi, ndonëse të vonuar.

Mes spektatorëve, ka studentë të Akademisë së Sigurisë, disa syresh rrëfejnë se për ta është hera e parë që shohin shfaqje teatrale, por Yllka Mujon e njohin përmes ekranit. Dikush e kujton si nënën e Taulantit,  dikush si shoqen e Melit dhe emocionet i shënon veçmas kjo pikë takimi me të. Padyshim miqtë të freskët kanë interpretimin e saj tek “Oh, sa ditë të lumtura” e kuptojnë privilegjin, për ta parë edhe në të tjera shfaqje....

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?