Mes demokratëve u vendos sot përfundimisht "perdja e hekurt"
Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin. Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në kosh...
Astrit Patozi, Lulzim Basha
Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.
Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.
Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.
Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.
Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një defter pa vlerë.
Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t'i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.
Mos u çudisni që u përpoqën më kot t'i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike.
Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë.
Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.
Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.
Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.
Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia Demokratike në eksperimente, elektorati në pritje
10 Shtator 2023, 16:22
-
Bardhi takim me Berishën dhe deputetët e opozitës, Basha: Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan
5 Shtator 2023, 11:17
-
Nesër Berisha takim ‘pajtimi’ me Bardhin, Baçi: Lëvizje e duhur e deputetëve të PD, por e vonuar! Do të marr pjesë
4 Shtator 2023, 14:07
-
Basha mbledh Kryesinë një ditë pas Kuvendit Kombëtar, marrin pjesë 19 anëtarë, 5 prej tyre online (EMRAT)
3 Shtator 2023, 18:09
-
Mero Baze: Keqkuptimi është trashëgimia demokratike e PD
2 Shtator 2023, 19:12
-
Tani nis beteja mes tyre
2 Shtator 2023, 15:52
-
"Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme", forcat politike që përshëndetën Kuvendin e PD, nga SHBA te Britania e Italia
2 Shtator 2023, 15:13
-
Basha i mori kompetencat e kreut të grupit, Bardhi: Të mashtrosh veten dhe të tjerët për të disatën herë, e pafalshme! Rithemelimi: Peng i Ramës
2 Shtator 2023, 13:33
-
Kuvendi Kombëtar miraton ndryshimet në statutin e PD-së! Basha largon Bardhin, bëhet edhe kreu i grupit! Mesazh ‘Foltores’: Ikni nga Berisha, dorë e pistë e vjetër
2 Shtator 2023, 07:13
-
Të hënën nis Kuvendi, Berisha kërkon ‘strehim’ te Bardhi: S’ka negociata me Bashën e Alibeajn! Kreu i grupit të PD gati për takim me deputetët besnikë të ish-kryeministrit
1 Shtator 2023, 17:14
-
Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së, zbardhet axhenda: Basha prezanton ndryshimet statutore, votohet edhe Këshilli i ri Kombëtar
1 Shtator 2023, 16:44
-
Basha mbledh Kryesinë, i bashkohen 19 anëtarë! Grupi i Bardhit sërish bojkot
30 Gusht 2023, 19:17
Per te gjithe ju kritiket e Bashes:Ne se doni qe partia Demokratike ta meritoje kte emer veproni sic veproi Z.Elezi.Ne mes te salles dhe ne sy te Berishes e Bashes, e jo te "kritikoni "Bashen duke sharre Edi Ramen e kerkuar te rrezohet qeveria. Pse ky eshte problemi qe keni ju kritike,cohu Lena te ulet Prena.Punoni ne Parti ta ringrini,ti jepni frymen e dikurshme dhe rezultati vjen vete (jo ta kerkoni dhurate).
PërgjigjuLUFTE E RREZIKSHME PER KARRIGE QE PD PO I KUSHTON SHUME DHE SI GJITHMONE NE KURRIZ TE POPULLIT
PërgjigjuPolitika e Rames perca e sundo pd shume keq pa opozite ne kete kohe qe Rama duhet te rezohetPopulli Po shkon DREJT varferise dhe politikisht ne nje ruge pa krye
Përgjigju