Mes varfërisë dhe sëmundjes, çifti i moshuar nga Laçi humbasin banesën

Familja e Dodë Gjokës nga Laçi, jeton mes skamjes dhe varfërisë, e sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, tashmë duhet të përballen edhe me humbjen e banesës. Një zjarr i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e ka lënë çiftin e të moshuarve në qiell të hapur. Dodë dhe Dola Gjoka banojnë në lagjen numër 2 të qytetit të Laçit. E vetmja e ardhur e tyre janë 3000 lekë të cilat i marrin vetëm prej pak kohësh si përkrahje sociale nga Bashkia.

Asnjëri prej të moshuarve nuk ka pension, dhe nga pamundësia për të rregulluar banesën e djegur, mbrëmjet e ftohta i kalojnë të mbështjellë me plastmasë në krah të kasolles së bagëtive. Dodë e Dila Gjoka rrëfejnë për Report TV vuajtjet e tyre të cilat tashmë janë dyfishuar pas humbjes së banesës.

Çifti i të moshuarve, mes skamjes dhe sëmundjes bëjnë apel për ndihmë pasi deri më tani askush nuk i ka ofruar asgjë. Bashkia ka evidentuar dëmet, mirëpo nuk është kujdesur ti vijë në ndihmë çiftit duke i lënë ashtu në qiell të hapur. 64-vjeçai Dodë dhe 60-vjeçarja Dila nuk mund të bëjnë asgjë veç se të zgjohen me shpresën se mëngjesi i ardhshëm nuk do ti gjejë me sytë nga qielli.

 

 

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania