KROACI - Zbulohet letra nga Kanadaja që zbarkoi në bregdetin kroat. U deshën rreth 28 vjet për të përshkuar gjithë botën.
Por, pas një udhëtimi të gjatë nëpër oqeane dhe dete të ndryshme, shishja e cila përmban një mesazh dashurie ka mbërritur më në fund në brigjet kroate.
Një gabim që kushtoi vite, por kjo nuk ka rëndësi.
Shishja e gjetur me mesazhin në brendësi të saj ka nisur rrugëtimin e saj në Kanda në vitin 1985 dhe mesazhi i drejtuar ka qenë për një grua me emrin Maria.
Gazeta lokale “Dubrovacki Vjesnik”, raporton se shishja u gjet nga një vajzë në pikën ku lumi Neretva derdhet në Detin Adriatik, jo shumë larg nga Spliti.
Në mesin e mbetjeve dhe shumë objekte të gjetura të llojeve të ndryshme, Matea ka vërejtur një shishe me pjesë të thyera. “Pasi e mora atë së bashku me shishe të tjera, vura re se brenda ishte një shënim i shkruar në gjuhën angleze: Mary, ju me të vërtetë jeni një person i bukur, unë shpresoj që ju të vazhdoni të shkruani. Miku juaj Jonathon. Nova Scotia '85”, - tregoi ajo për gazetën. Ende nuk dihet se kush është Maria, por lajmi ka bër shumë bujë në mediat dhe rrjetet shoqërore.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com