Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe mesazhet e Saimir Tahirit pas seancës së Kuvendit javën e kaluar.
Te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Veliaj tha se nuk sheh lajme, ndërsa shtoi se detyrë e ish-ministrit është të provojë të vërtetën e vet përballë akuzave të drejtësisë.
Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Ai të provojë të vërtetën e vet.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Pjesë nga intervista:
Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit...
Veliaj: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare.
Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua...
Veliaj: Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?
A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?
Veliaj: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Ai të provojë të vërtetën e vet.
Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë...
Veliaj: Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie.
Pse PS i ofroi mbrojtje?
Veliaj: PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.
A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?
Veliaj: Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.
Lajmi kryesor:
Po sikur Rama të mos ju rikandidojë? Veliaj: E pamundur, jemi si 'mishi me thoin'!












