Mesazhet prekëse për ndarjen
nga jeta të aktorit Bozgo:Je i pari!

Mesazhet prekëse për ndarjen<br />nga jeta të aktorit Bozgo:Je i pari!<br>
Regjisorja e njohur Elam Doresi ka kujtuar çaste e fundit te jetës së aktorit të njohur Mërkur Bozgo që ndërroi jetë më 10 nëntor. Ajo kujton përmes nëj statusi në facebook se cila ka qenë biseda e fundit me të dhe çfarë nodhi në Rolin e Fundit. Ja çfarë shkruan regjisorja:

“Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo. Mërkur pse u vonove?Ti je përherë i pari nga aktorët që bëhesh gati për shfaqje? Elma,po luante kombëtarja.Ku i dihet kur luan përsëri e nëse do ta shoh. Doja të të merrja njëherë të të thoja nëse mundej të mos isha në hapje të shfaqjes që ta shikoja. Ashtu?Atëhere pse nuk more? Pse do ta bëje?

Qesha..(Askush nuk e di se sa do të jetojmë mendova) Natyrisht Mërkur! -Atëhere po iki zemër tha ai. Atë natë shfaqja u hap pa Mërkurin.Telefoni im u mbush me mesazhe nga ato që kishin parë shfaqjen "Elma ku është Mërkuri" "Elma ka ndodhur gjë me Mërkurin".

Unë qeshja.Ishte një çmënduri si regjisore e di,edhe?Ai donte shumë ta shikonte atë ndeshje dhe mosha e tij nuk premtonte shumë." Mërkur të falenderoj! -Faleminderit ti Elma për rininë që më dhuruat! Lamtumirë Xhepeto jonë?”


Edhe aktori Mevlan Shnaj ka shperhur ngushlëllimet e tij ne rrjetin social facebook. Ai shkruan: "Paska ikur Merkur Bozgo, miku yne i te gjitheve. Njeriu i Skelqyer, aktori i karaktereve mbreselenese. Jam njohur mbi 50 vjet te shkuara dhe ruaj kujtime te pa shlyeshme, per te mirin te sjellshmin, mikun, qe sot ora 13.00 percillet nga banesa e tij ne Rr. Ali Demi. Lamtumire Merkur Bozgo ! Ngushellime familjes dhe miqeve."

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim