Mesazhi i fundjavës, Veliaj flet për pastrimin në Tiranë: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës! Shërbimi më i lirë se projekti i Berisha-Meta

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai drejton e ka shpëtuar Tiranën nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra.

 “Aty ato peshohen dhe ne paguajmë shërbimin për çdo ton të plehrave që ka prodhuar qyteti, sipas kontratës. Ky shërbim, pra jo investimi, ne paguajmë shërbimin, paguhet me çmimin më të ulët në Europë sot dhe me një çmim më të ulët se propozimi i një projekti që e kishim në këtë zyrë vetëm për depozitim mbetjesh. Ishte projekti i administratës së vjetër, i asaj që quhet koalicioni i PD-së dhe LSI-në deri në 2015-ën. Ata kishin lënë një propozim që, për të njëjtin trajtim, bashkia faturohej 37 Euro/ton mbetje. Sot, të njëjtën gjë, Bashkia e Tiranës e bën me 2/3 e asaj vlere. Duhet ta theksoj se për qytetin ky është një projekt jetik dhe i domosdoshëm, që i dha fund tymit të djegies së plehrave dhe kancerit që vinte nga Sharra, një imazh i shëmtuar si ato vendet e botës së tretë, ku hynte e dilte kushdo për të rrëmuar plehra pa kontroll, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën. Ai realitet i zymtë, që i ngjante një zone lufte, me atë renë e zezë veshtullore të kancerit në Tiranë, sot nuk ekziston më, i takon të kaluarës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm nëse Tirana është më e pastër seç ishte.

“Sot qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm një gjë, a është Tirana më e pastër seç ishte dhe a paguajnë më pak se sa me planin e Ilir Metës dhe Sali Berishës? Përgjigjja për të dy këto pyetje, edhe nga kritikët më të mëdhenj, është PO, sepse provohet që qyteti është më i pastër dhe provohet që paguajmë më pak sesa ai propozimi i mëparshëm, për të cilin sot vajtojnë ata që e menaxhonin Tiranën dhe e lanë zhul. Por, si në çdo çështje tjetër nuk duhet të përziejmë problematikat e procesit me qëllimin e procesit. Kur ka një aksident në rrugë, ne nuk ndalojmë së bëri autostrada, kur një edukatore problematike, nuk i mbyllim kopshtet, kur një mjek abuzon, nuk e mbyllim spitalin. Ne adresojmë njeriun që është problem apo procedurën problem, por nuk mbyllim të gjithë procesin vetëm sepse kemi një anomaly”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ambicia është zëvendësimi në të gjithë kazanët aktualë me kazanët modernë, që kemi filluar të vendosim në zonën e Eco-Tiranës, në formë kambane, një model që ka rezultuar më higjenik dhe më efektiv për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave dhe qartazi me shumë kapacitet.

"Jemi duke realizuar po ashtu grumbullimin derë më derë të mbetjeve tek biznesi, pa pasur nevojë që ato të shkojnë te kazanët e familjarëve. Këtë model të pastërtisë duam të vazhdojmë ta përmirësojmë, duke e shtrirë në të gjithë zonat e Tiranës, me po të njëjtin standard, duke filluar nga qendra deri tek cepi më i lartë në kufijtë e territorit të Tiranës metropolitane”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Veliaj: Tirana sot, një nga qytetet më të pastra në rajon! 8 vite më parë zhul

1680436741_5d53fa8670414b65bbc0bfc2d305f0a2.jpg

Tirana nuk ka qenë kurrë më e pastër se sa sot. Me këto fjalë e nisi videomesazhin e kësaj jave, adresuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se është krenar për pastërtinë e qytetit, gjë që vlerësohet edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Tiranën.

“Sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në të gjithë rajonin tonë. Në 33 vite demokraci qyteti nuk ka qenë kurrë kaq i pastër dhe ky është fakt. Nuk e them vetëm unë, por Tirana s’ka qenë kurrë më e pastër. Nuk e themi vetëm ne dhe skuadra që punon përditë me përkushtim për ta mbajtur qytetin xixë, nuk e thonë vetëm qytetarët, që jetojnë këtu çdo ditë, e thonë vizitorët, e thonë turistët që na vizitojnë nga të katër anët e globit dhe kanë parë çdo qytet tjetër. Nuk kam fjalë për të shprehur emocionin dhe krenarinë që ndjeva kur liderët europianë vlerësuan pastërtinë dhe rregullin e Tiranës gjatë vizitës së tyre për Samitin e Bashkimit Europian, dhjetorin që kaloi”, tha Veliaj.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 1.250 km2, nga 42 km2 që gjetëm në 2015, pra është rritur 29 herë, me një popullsi që shtohet dita-ditës dhe që gjeneron mesatarisht 700 ton mbetje urbane përditë.

“Sot, mbledhja dhe menaxhimi i mbetjeve ofrohet për 98% të popullsisë nga 60% që ishte 8 vjet më parë, në një territor shumë herë më të vogël. Është rritur frekuenca e mbledhjes së mbeturinave nga 2 në 3 herë në ditë në zonat urbane dhe për herë të parë, në zonat rurale ka një proces të mbledhjes dhe transportit të mbetjeve me një frekuencë që varion nga 3-7 herë në javë. Në pjesën më të madhe të ish komunave mbetjet nuk mblidheshin para 2015. Hidheshin në lumë e përrenj, me idenë se plehrat i merr lumi, por në fakt lumi kishte marrë mjedisin, turizmin e të ardhmen e fëmijëve tanë,” nënvizoi Veliaj.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi25252: 03/04/2023 09:44

    Në krahasim me 8 vjet më parë , ku Tirana ishte zhul dhe e qelbur , me njerëz që vinin një çarçaf në rrugë dhe shisnin plera . Sot Tirana mban Aromë Europe. Bravo lali Eri

    Përgjigju
  • S'ka ndal o zi: 02/04/2023 23:40

    Si Kabul pis e me gropa,tym oxhaku e Parkingjet me bllokazhe..,Shko pak te Lagjia ish fusha e Begsave,te Spitali 5,aty te AlbTelekom(aty edhe lulishten e Kan rrethu abuzivisht..,te PreFabrikatët,ku duket Kandahar...

    Përgjigju
  • Piku: 02/04/2023 21:44

    Lali, te lutem beje prape premtimin uje 24 ore pa depozita uji ne tere tiranens se mbase e ben mandatin e katert. Edhe bej mje xhiro me makine nepwr qytet se rruget brenda qytetit cope-cope, sidomos rruga e Freskut deri te thesari. Rrofsh pr arnimet me asfalt, por nuk bejne pune.

    Përgjigju
  • Banorët: 02/04/2023 19:45

    Tymi i oxhaqeve në mes të Tiranës,si me qenë në Katund,or ti Lali Pinoku!..ngjitur me Zjarrfiksat te 21 Dhjetori aty te inxhinieria e në rrugën Frosina Plaku tym dynjaja,e ti as një mur abusiv nuk prishe o KryeDemagogu,edhe rrugën që shtrihet s'ka hiç Trotuar?!

    Përgjigju
  • polici: 02/04/2023 12:57

    e hoqe tymin kanceroz nga sharra dhe e solle ne mes te tiranes, ne te gjitha lagjet e tiranes tymi te mbyt ne cdo ore te dites o lali, o njeshi i tiranes.

    Përgjigju
  • Xndn: 02/04/2023 12:51

    Ashtu eshte, patjeter. Dhe ju nuk keni vjedhur fare. Jeni te paster. Te gjithe e besojne kete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë