Mesazhi i Lucës për prindërit: Jepuni mundësi fëmijëve të punojnë dhe të kuptojnë si nxirret leku! (Në fabrikën e përpunimit të peshkut në punë edhe vajza e tij)

3 muaj shkëputje nga shkolla jo detyrimisht konvertohet në pushime të gjata për të gjithë fëmijët. Kjo ka ndodhur me disa gjimnaziste, të cilat u janë bashkuar mamave të tyre që punojnë në ‘Rozafa Fish City’ në Elbasan.

Ka qenë vetë biznesmeni Gjergj Luca, i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku na prezanton me gjimnazistët që punojnë krah për krah me prindërit e tyre, për të ndihmuar familjen, por edhe për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm shkollor.

‘Kjo javë ka filluar shumë e bukur për Rozafën se gjithë zonjat, kanë filluar të marrin vajzat që kanë mbaruar gjimnazin, që i marrin dhe punojnë 3-4 orë bashkë me nënat e tyre. këtu jam me Verën punëtoren më të mirë tonën që punon çdo ditë gjatë pushimeve, për të ndihmuar dhe familjen por edhe veten për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm shkollor. Unë nuk dua të më bëhen fëmijët e mi më të mirë. Ta rujt zoti vajzën.’- u shpreh Luca.

Por përveç vajzës së Verës, në punishte është edhe vetë vajza e Gjergj Lucës, Alona, e cila po punon bashke me punëtoren më të vjetër të ‘Rozafës’. Luca u bën thirrje të gjithë prindërve që t’u japin mundësi fëmijëve të punojnë në mënyrë që të kuptojnë sesi nxirret leku.

‘Përveç vajzës së Verës kemi edhe shumë vajza të tjera të gjimnazit. Por në fakt kemi edhe dy vajza të tjera më të vogla, dhe janë dy vajzat e mia, njëra që është në gjimnaz, ndërsa Alona ‘sherri;’ është akoma më e vogël dhe  e kam lënë me Anifen me punëtoren më të vjetër të Rozafës që ta më mësojë me punë e jo me rehatllëk. Po më pëlqen, në fillim përtoja, por më shumë më pëlqen kur më jep lekët. Alona punon një muaj në fabrikë me gratë, fiton lekët e kampit dhe ikën në kamp. Jepini mundësinë fëmijëve të punojnë dhe të kuptojnë sesi nxirret leku. Po ua plotësuam të gjitha gjërat, nuk e di por mendoj se më e rëndësishme është se të kuptojnë sesi nxirret leku dhe leku fitohet nëpërmjet punës dhe jo nëpërmjet rehatisë.’- tha Luca.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 29/06/2022 22:37

    Po pse nuk thia o ndyresire qe i paguan punetoret nen rrogen minimale.

    Përgjigju
  • goni: 29/06/2022 22:36

    ti nuk do punetore mor mik ,ti do skllever ....

    Përgjigju
  • Beni: 29/06/2022 21:02

    Ne nuk mund tu japin mundesi femijeve tane te punojne me gjera te ndaluara!

    Përgjigju
    • Lana: 29/06/2022 21:32

      Shume ide e bukur. Me pune e vetem me pune, cilado qofte ajo, do mesojme si nxirret paraja e ndershme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet