Dita e Verës është e vetmja ditë feste zyrtare në Shqipëri me origjinë pagane, pra e trashëguar nga të parët tanë, që në kohërat kur shtet e politikë, fe e Zot ishte natyra. Është e vetmja ditë kur politikanët nuk kanë çfarë të thonë e s’mund të bëjnë politikë ditore, veçse t’i nënshtrohen mesazhit të festës të trashëguar nga të parët tanë: Që pas netëve të gjata dhe të ftohta, gjithmonë vjen dita e gjatë dhe e ngrohtë, që gjithçka në këtë tokë mund të lindë sërish plotë bereqet e bukuri, që shpresa për një jetë më të mirë, nuk duhet humbur kurrë, se cikli i jetës vazhdon.
Në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Shqipërisë ka shumë festa, por për të gjitha politikanët tanë kacafyten dhe asnjëherë nuk bien dakord. Kacafyten direkt vetë, por sidomos nëpërmjet historianëve të rreshtuar në llogoret përkatëse, për 28 Nëntorin, ditën e shenjtë të shpalljes së kësaj toke buzë Adriatikut shtet, i mëvetshëm: ende nuk dihet saktë se cilët janë firmëtarët e vërtetë të Aktit të Pavarësisë, çdo vit hiqen e vihen emra sipas direktivave partiake, thua se 101 vite më parë kishte të majtë e të djathtë në Shqipërinë, ende otomane. Mjaft burra atdhetarë të atyre kohërave, sipas llogarive politike momentale, herë dalin spiunë të turqve, herë të grekëve e rusëve, e herë të austriakëve apo anglezëve.
Pastaj një ditë më pas në kalendar, vjen një festë tjetër me rrëndësi fondamentale: 29 Nëntori dita e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist. Duket se këtë ditë politikanët mezi e presin të vijë, jo për ta festuar me dinjitetin që i takon gjakut të derdhur, nga mijëra të rinj, që patën guximin dhe largpamësinë që u rreshtuan në krah të fituesve-progresistë të Luftës së Dytë Botërore, por për t’u përleshur “e lagu, s’e lagu”, më 29 nëntor 1944 iku gjermani i fundit, apo në 28: ishte luftë çlirimtare apo ishte civile etj. Dhe konsumi politik i festës, jua pështiros shqiptarëve ditën e madhe, i çorienton, i përçan deri në armiqësi.
Pastaj vjen 8 Marsi, edhe kjo, ditë e shenjtë e grave dhe nënave. Sipas rotacionit politik të palëve, në këtë ditë gratë shqiptare ose janë të lumtura, të emancipuara, të punësuara ose janë të injoruara, dhunuara, të diskriminuara nga burrat, politika etj. Por, të kthehemi te festa e Ditës së Verës. Në Shqipëri, sipas gojëdhënave, ajo e ka zanafillën në një faltore pagane në zonën e Çermenikës, ku në një shpellë jetonte një Zanë, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Kur tokën e pushtonin kohë të errëta, kur kafshët ngordhnin, ose merrnin arratinë, dielli zhdukej, pemët e bari thahej, ajo strukej në shpellën e saj. Në tokë pllakoste zija e ushqimit, njerëzit vuanin nga uria dhe jetonin vetëm me shpresën, që Zana e Çermenikës të dilte nga shpella.
Dhe ajo dilte çdo 14 Mars, duke lulëzuar natyrën, gëzuar njerëzit, të cilët nisnin e mbillnin tokat, mbarështonin bagëtitë, por mbi të gjitha besonin se errësira dhe ngrica nuk mund të jenë kurrë të përjetshme, dhe jeta mund të vazhdojë, madje me gjithë të mirat që të fal puna dhe natyra.
Ky është mesazhi që na dërgojnë të parët tanë nga lashtësia, për të gjithë ne, dhe veçanërisht për politikanët dhe shtetarët tanë: Dilni nga “shpellat” tuaja dhe lulëzojeni këtë tokë dhe jetën e këtyre njerëzve, që jetojnë në një nga vendet më të begatë, por që vetëm dimër, natë dhe tokë djerrë gëzojnë.
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com