Mesazhi mbështetës i Donald Tusk për Teatrin, Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD-së
Lulzim Basha dhe Donald Tusk
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripostoi në Tëitter mesazhin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe luftën e PD për rivendosjen e vlerave europiane më vend.
Postimi i Bashës:
Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit kundër qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i asgjësimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri. Mirënjohje për Presidentin Donald Tusk dhe PPE për mbështetjen e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.
Më herët gjatë ditës Presidenti i PPE dënoi shembjen e Teatrit dhe dhunën kundër opozitës. Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranueshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë", tha Tusk.
Donald Tusk, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.
Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidoi ish-gardistin e 21 janarit për zgjedhjet e 11 majit, ja si përgjigjet Basha
13 Mars, 12:33
-
Të përjashtuarit e Berishës, Basha: S’kemi servilë dhe shërbëtorë pazaresh në listë! I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë
13 Mars, 12:25
-
‘Nuk mund të lejoj të përdhunohem’/ Sula ‘sulmon’ Nokën dhe Vokshin pasi ngeli jashtë listave: Janë të urryer, Berisha shkeli me të dyja këmbët votën e primareve
13 Mars, 10:50
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Basha dorëzon listat, të gjithë në ‘betejë’ të hapur! Merr edhe ish-gardistin e 21 Janarit, 2 deputetë aktualë e ‘kaubojsin’! Emra 'fiktivë' në listën e mbyllur
12 Mars, 22:38
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
12 Mars, 15:01
-
Kulluri: PD pronë e Berishës, Basha le të bëjë luftë imagjinare për vulën! Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit të Saliut, me ‘dysheme të çara’
5 Mars, 18:14
-
Kthupi: S’e shantazhuam Bashën për rekursin, ja çfarë i ofruam në koalicion dhe si na u përgjigj! Ironia e Valterit: Të vijë te PS-ja! Muça: Koalicion me një parti dhe një kandidat
4 Mars, 23:03
-
Asgjë më shumë se Lul Basha
4 Mars, 19:25
-
Dyert e selisë blu të blinduara, avokati i Berishës risjell fotot dhe 'sulmon' Gazment Bardhin me 'shokë': Sali Berisha u arrestua me ndihmën e tyre
4 Mars, 19:01
-
Kthupi u tërhoq nga rekursi i vulës së PD, Basha: Jemi kërcënuar që të tërhiqeshim! Gjykata e Lartë të vendosë sipas ligjit, pa shantazhe dhe lojëra politike
4 Mars, 16:42
Mos valle Donald Tusk eshte antaresuar ne PD?
PërgjigjuKu e pate dhunen mor qelbesira?!! Keni gati nje vit qe vetem beni protesta a s’late dhune pa ushtruar vete e tani benin viktimat. Te jete per ju mezi prisni te ngelet ndonje i vdekur qe ta perdorni. Ju shofte fara
PërgjigjuEdhe une ta mbeshtes ty
Përgjigju