Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore, na duhet besim (VIDEO)

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskop i sapozgjedhur i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, udhëhoqi Liturgjinë Hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës, të dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, ditën e Faljes së Kryqit të Nderuar.

Ky meshim u cilësua si një ngjarje historike, ku morën pjesë anëtarë të hierarkisë së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, klerikë, besimtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët përshëndetën me respekt dhe dashuri Imzot Joanin. Për më shumë se dy dekada, ai shërbeu me përkushtim dhe përulësi në krye të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, duke lënë pas një trashëgimi shpirtërore të çmuar.

Përmes një mesazhi prekës, Imzot Joani falënderoi besimtarët korçarë për dashurinë dhe mbështetjen ndër vite, ndërsa shprehu bekimin e tij për udhëtimin e përbashkët të besimit në mbarë Shqipërinë.

"Zoti thotë të mohojmë veten. Kur Zoti thotë të mohojmë veten, atë pseudo vete, atë vete që krijohet tek vetja jonë nga pasionet, krenaritë, zilirat, gjithçka që e transformon në të keq. Gjithçka që kemi ne, vetja jonë e vërtet është thellë brenda nesh, edhe duke mohuar, pseudoveten ne do zbulojmë veten tonë, dhe do zbulojmë veten tonë të vërtet. Edhe duke zbuluar atë kemi zbuluar perëndinë, edhe perëndia do t’i jap botës tonë gëzim të jashtëzakonshëm. E ndriçim shumë të madh. Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore . 

Liturgjia nisi me shërbesën e mëngjesit në orën 07:30 dhe vijoi deri në mesditë, ku përreth katër orë besimtarët qëndruan të përkushtuar në lutje dhe përjetim shpirtëror. Prania e Kryepiskopit të ri u përjetua si një moment simbolik dhe frymëzues për të gjithë komunitetin ortodoks", u shpreh Kryepeshkopi.

Liturgjia nisi me shërbesën e mëngjesit në orën 07:30 dhe vijoi deri në mesditë, ku përreth katër orë besimtarët qëndruan të përkushtuar në lutje dhe përjetim shpirtëror. Prania e Kryepiskopit të ri u përjetua si një moment simbolik dhe frymëzues për të gjithë komunitetin ortodoks.

Kryepeshkopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepeshkop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vjet si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepeshkopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë.

Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Pas zgjedhjes si Kryepeshkop i Shqipërisë, Imzot Joani e jep meshën e parë në Korçë! Besimtarët: Është një nga figurat më të ndritura të ortodoksisë

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ka dhënë ditën e sotme meshën e tij të parë në këtë detyrë nga Kisha e Korçës, ku ka shërbyer prej 27 vitesh. Në nisje të meshës, kamera e Report TV ka pyetur disa nga besimtarët pjesëmarrës mbi këtë ngjarje.

Ata vlerësojnë kontributin e Pelushit dhe shprehen se kanë mësuar shumë prej tij. Një nga besimtarët e ka quajtur Imzot Joanin si një prej figurave të ndritura të besimit ortodoks.

‘Është një nga figurat më të ndritura që ka nxjerrë ortodoksia pas fortlumturisë Anastas. Është në nderin e tij që bën meshën e parë si Kryepeshkop i Shqipërisë.’-shprehet besimtari.
 

Një tjetër grua, besimtare e vjetër në qytetin e Korçës, thekson se ka mësuar shumë gjëra prej tij dhe vlerëson pjesëmarrjen e Kryepeshkopit në meshën e sotme.

‘Është njeriu më i lirë, më shpirtëror dhe më i bekuar. Ai na ka mësuar shumë gjëra për kishën, për njerëzimin, për besimin ndaj Zotit, të kemi miqësi nga gjithë anët. Jam shumë e lumtur që ai është këtu sot për meshën e parë si Kryepeshkop.’-tha besimtaria.
 

Në përfundim të intervistave, një besimtar i rregullt i kishës u shpreh se, sipas tij, ai është një nga njerëzit më të denjë të fesë ortodokse.

'Jam shumë i lumtur që dhespotit të Korçës iu dha mundësia të bëhej dhespot i Shqipërisë. Është njeriu më i denjë për ortodoksinë shqiptare.'- u shpreh një tjetër qytetar. 

Ora 10:09
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite

Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Joani rikthehet në Korçë ku ka shërbyer si Mitropolit dhe mban një meshim historike.

Të pranishëm janë hierarkia e Kishës Orthodhose të Shqipërisë. Imzot Joani do të mbajë një fjalë përshëndesë për besimtarët të cilëvë iu shërbeu 27 vite. 

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasili: 24/03/2025 14:01

    SUKSESE NË DETYRËN NDAJ PERËNDIS....

    Përgjigju
  • Amin: 23/03/2025 23:05

    Amin ! Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?

Ylli Pata: Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?