Projekti i ndërtuesit, Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit, në Pogradec ka ngjallur indinjatë. Arber Male, këshilltar i pavarur bashkiak i Pogradecit thotë se nuk duhet dhënë leja për kulla sepse UNESCO ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë.
Ai gjithashtu sfidon kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të reagojnë kundër betonizimit të parkut të Drilonit.
Reagimi i plotë i Arbër Male në facebook
![]()
NDAL PYLLIT TË BETONIT NË PARKUN E DRILONIT!
Sapo jam njohur me projektin e kompanisë Kontakt, e cila do të ndërtojë një varg godinash 12 katëshe në hapësirën e parashikuar për pyje dhe park mes Drilonit dhe Tushemishtit. Pse duhet ndalur në kohë?
1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO na i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.
2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe Njësinë Adminsitrative.
3. Turistëve nuk mund t'i shesim vetëm gasoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.
Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithe kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit. Nesër do të jetë vonë për të gjithë!
Edhe pse nën akuzë dhe në detyrim paraqitjeje për korrupsion aktiv, Fatmir Bektashi nuk ndalet së betonizuari Shqipërinë. Ortaku i ambientalistit Jamarbër Malltezi në ndërtimin e 19 kullave të ngritura në vend të ish-klubit sportiv Partizani, financuesi i Syrit të familjes Berisha, po reklamon një tjetër projekt pallatesh deri në 12 kate, ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit.
Projekti i reklamuar quhet me emrin “Pyjet e Drilonit”, ku në të vërtetë pyjet do të priten, duke hequr hapësirat e gjelbërta, për t’ia lënë vendin godinave të stilit geto që ky ndërtues në bashkëpunim me ortakët e tij politikë, e ka zakon të ndërtojë. Edhe pse leja nuk është marrë ende, rezervimet për shitjet kanë filluar!
Postimi i Arbër Males
Komente


Mbrojtja e zonave të gjelbërta etj bëhet me një vendime qeverie ku të vendosen kufizime lartësie. Ta zemë, lejohen ndertime deri katër Kate.
PërgjigjuTuristi do Natyrën..,ai do Campong në Natyrë,se vjen nga Kullat e Betoni!
Përgjigju