Mesila dhe Majlinda i “qajnë hallin” Ramës në Facebook

Mesila dhe Majlinda i “qajnë hallin” Ramës në Facebook
Majlinda Bregu dhe Mesila Doda kanë vendosur që mendimet e tyre t’i ndajnë në rrjetet sociale edhe për çështjet e ndryshme politike.

Pak ditë më parë Mesila Doda shkroi se çfarë e mundonte Kryeministrin e ri Edi Rama dhe duket se përgjigjen për këtë e ka pasur Majlinda, e cila në një status të saj në Facebook, shkruan:

“Gjatë gjithë këtyre ditëve kam ndjekur me një kërshëri të qetë se çfarë aksionesh "Rilindje-je" do të "hijeshonin" këtë verë të nxehtë.Nga aksionet me "të spikatura", i shte p.sh ai i   ndarjes së çmimeve "pol position" për partnerët tanë strategjike; apo ai i   sultjash qeverisë - nga një lugë e të gjithë në një tas; apo "revolta" e "kryerilindasit" që shiti parkun Rinia apo prishi Kinema “17 nentorin”, etj etj, për miqtë e tij, ndërsa donte të ruante Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë POPULLORE si aset të memories komuniste; e deri tek tekat i dhnjake për të shpallur e mbledhur "sultjash qeverinë" e padekretuar, në të njëjtën ditë me mbledhjet zyrtare të qeverisë. Ja ç'ankth ka ky Mesila (Doda).


E ka kapluar paniku se qeverisja po i   mbaron ende pa filluar!:, ka shkruajtur Majlinda, e cila siç shihet është ndër ata antarë të Partisë Demokratike që ende se ka përtypur humbjen duke paragjykuar çdo mendim apo veprim të qeverisë së re, e cila ende nuk e ka nisur punën.
 

( J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë