Mësimi në kushte shtëpie / Ministrja Shahini prezanton platformën kursori.org për studentët dhe nxënësit

Mësimi në kushte shtëpie / Ministrja Shahini prezanton platformën kursori.org për studentët dhe nxënësit

Ministrja Shahini

Në sugjerimet e saj për studentët dhe nxënësit shqiptarë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka shtuar një tjetër platformë mësimdhënëse, këtë herë mbi kodimin, ndërkohë që mësimi vijon të bëhet në kushte shtëpie.

“Platforma kursori.org është në dispozicion pa pagesë dhe ftoj të gjithë studentët dhe nxënësit të regjistrohen" shprehet ministrja Shahini.

Në këtë platformë mund të gjenden 3 kurse për zhvillimin e aplikacioneve web dhe integrimin e produkteve programuese (software).

Kjo platformë është krijuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) dhe Open Data Kosovo (ODK) me financim nga BE.

Me anë të këtyre kurseve, nxënësit dhe studentët njihen me teknologji dhe trende të reja të fushës së IT-së, ndërkohë që pajisja me njohuri teknologjike lehtëson aksesin në tregun e punës dhe plotësimin e kërkesave të punëdhënësve.

Kurset që mund të aksesohen janë:

1- Dizajnimi, Analizimi dhe Integrimi i bazës së të dhënave në web,

2- Zhvillimi praktik i aplikacioneve te bazuara në web,

3- Integrimi i produkteve softwerike të përshkallëzuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK