TIRANË- Mësimi online për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepin e mësuesve. Paga e arsimtarëve ka pësuar zbritje kjo për dy arsye, të cilat i ka listuar Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

 Së pari është hequr pagesa e vështirësisë së largësisë. Duke qenë së mësimi është zhvilluar online, mësuesit prej datës 9 mars nuk kanë udhëtuar, prandaj nuk kanë përfituar transport, dhe nuk mund ta përfitojnë bën me dije Drejtoria e Arsimit.  Së dyti ka pasur edhe një zbritje për shkak se orët e mësimit nuk janë zhvilluar të plotë. Nga periudha (10 deri 31 mars), njofton Drejtoria, ka pasur 4 ditë pushimi data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna. Gjithashtu kanë qenë të ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte, e për pasojë nuk është realizuar ngarkesa mësimore. Për rrjedhojë, është reflektuar edhe në pagë, njofton drejtoria, por ajo është marrë në datë e caktuar.

"E vetmja ndalesë në pagë është pagesa e vështirësisë së largësisë, e cila jepet për mësuesit që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe përfitojnë rimbursim për shpenzimet e transportit. Pas datës 9 mars ata nuk kanë udhëtuar, prandaj nuk kanë përfituar transport dhe nuk mund ta përfitojnë. Ndryshim ka pasur vetëm pagesa e orëve suplementare për periudhën 10 mars - 31 mars, pasi gjatë kësaj kohë mësimi është bërë nga shtëpia. Ndërkohë ngarkesat mësimore javore nuk janë zhvilluar të plota, pasi vetëm në këtë periudhë (10 deri 31 mars) kemi pasur 4 ditë pushim - nga të cilat dy kanë qenë festa zyrtare, data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna. Kemi pasur edhe dy ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte. Pra, në këto kushte kur një nga ditët e javës ka qenë pushim nuk ka si të realizohet ngarkesa mësimore përtej normës javore", njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

 Ato pak persona që nuk u ka kaluar në llogarinë bankare, referuar burimeve zyrtare, është për shkak se për shkak të procedurave në degët e thesarit dhe është në proces dhe parashikohet që ditën e hënë çdo punonjës të marrë pagën e muajit mars.