Mësimi online/Nora Malaj: Ky model po funksionon, si të veprohet për vitin shkollor

Ish zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka vlerësuar mësimin online se po funksionon duke u shprehur se këto modele janë risi për Ministrinë e Arsimit, që do i vlejnë shumë në të ardhmen.

A do të shtyhet viti shkollor për shkak të koronavirusit? Nora Malaj tha në "5 pyetje nga Babaramo" se shkolla le të mbyllet në qershor dhe të shihet se kush janë orët që kanë nevojë për t'u kushtuar më shumë rëndësi  duke dhënë dy plane:

"1- Të nis më herët në shtator me orët që duhet punuar më shumë

2-Në varësi të situatës nga COVID-19, mund të zhvillohen orë të caktuara mësimi gjatë verës.

Kemi tre modele që po realizohen, ai përmes televizionit shtetëror, ai i mësimin online dhe marrja e mësimeve dhe komunikimit përmes WhatsApp-it. Këto modele do i vlejnë Ministrisë së Arsimit në të ardhmen se si do i përdorë më mirë dhe të vendos pika reference e vlerësimi se çfarë ka shkuar mirë dhe ku ka çaluar ky lloj modeli", tha Malaj.

Nora Malaj u shpreh se përgjatë këtyre dy muajve, Ministria e Arsimit duhet të vijojë me teste, programe e projekte për të ndihmuar nxënësit. Në lidhje me maturën, Malaj tha se ajo mund të bëhet dhe online në shtëpi nëse paraqesin teste me përgjigje logjike, që dhe nëse nxënësi mban librin hapur nuk e pengon, pasi do të vërë në punë logjikën e tij.

"Për klasën e 9-të mund ta mbyllin ciklin shkollor dhe t'i bëjnë provimet online. Testet mund të zhvillohen me përgjigje logjike, që nuk pengon edhe kur nxënësi e mban librin hapur", tha Malaj.

Sa për vlerësimin e nxënësve ajo mund të bazohet në periudhën tetor 2019-mars 2020, ku mësimi është zhvilluar 100 %.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 09/04/2020 00:00

    IK moj torrollake debile e lsi...

    Përgjigju
  • Arbeni: 07/04/2020 00:58

    Posi po funksionon,,po universiteti i sporteve,,ai i arteve,,ai i mjekesise,,dentistat,,inxhinjeria elektronike,,,apo ekonomiku,,si te studiojne,,,duhet te hapet shkolla sa me pare,,,si date hapje te jete fundi i majit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KiE hedh poshtë propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

KiE hedh poshtë propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit