Messi dhe Guardiola s'kursehen në luftën kundër koronavirusit, zhgënjejnë dy klubet e Manchester-it

Lionel Messi është personazhi i fundit që ka vënë në dispozicion një shifër të majme në luftën e përbashkët të të gjithë botës ndaj koronavirusit. Sipas Reuter 'ylli' i Barcelonës ka vënë në dispozicion të dy spitaleve, një në Katalonjë dhe një në Argjentinë, shifrën e një milion eurove.

Sakaq po me një shifër të njëjtë ka kontribuar edhe trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola. Tekniku katalanas ka dhuruar një milion euro për fonadacionin 'Angel Soler Daniel' në Barcelonë. Sakaq trajneri i njohur i futbollit vendosi në dispozicion edhe një shumë prej 33 mijë eurosh të mbledhur pas një thirrje për donacione.

Sakaq më herët edhe Robert Leëandoëski i klubit të Bayern Mynchen dhuroi 1 mln euro për spitalet, që të blejnë mjete mbrojtëse. Pas donacionit Leëandoëski u shpreh 'se nga sot luftojmë të gjithë në një ekip, le të jemi të fortë në këtë luftë'. Sakaq edhe dy futbollistë të tjerë të Bayern Mynchen, Leon Goretzka dhe Joshua Kirmich dhuruan të dy së bashku shifrën e 1 mln eurove.

Edhe shumë futbollistë të tjerë janë përpjekur të bëjnë diçka në këtë luftë, por qesharake deri më tani është konsideruar shuma e dhuruar nga dy klubet e Manchesterit, United dhe City. Të dy klubet së bashku kanë vendosur në dispozicion 100 mijë euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi që pensionistët nuk mund të dalin më nga shtëpia deri në një urdhër të dytë?

Komento