Messi, në fronin e golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, Ronaldo e sfidon!
-Messi 73 gola, Raul 71 gola dhe Ronaldo 70-të- TIRANË, 26 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke lënë pas mbajtësin e kurorës Raul Gonzalesin. Me tripletën e shënuar një ditë më parë, në përballjen me Apoel Nikosinë, në kuadër të turit të pestë të grupit […]
/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke lënë pas mbajtësin e kurorës Raul Gonzalesin.
Me tripletën e shënuar një ditë më parë, në përballjen me Apoel Nikosinë, në kuadër të turit të pestë të grupit F, në Ligën e Kampionëve, "Pleshti" është ngjitur në kuotën e 73 golave të shënuar në 91 takimet, duke lënë pas edhe mbajtësin e kurorës së golashënuesit më të mirë në këtë komptecion me 71 gola në 142 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve. "Jam shumë i lumtur për këtë arritje timen personale. Është shumë e rëndësishme të hysh në historinë e një turneu, nga më të rëndësishmit në botë. Jam i lumtur edhe për tre pikët e fituara nga skuadra, pasi në fund të fundit, rëndësi ka skuadra dhe jo individi", ka theksuar Messi në përfundim të takimit me Apoel Nikosinë, duke shtuar se objektivi kryesor i "pleshtit" është që Barcelona përmes golave të tij të mbërrijë në finalen e madhe të Berlinit.
Duke u kthyer tek rekrodi, mos harojmë, që Raul Gonzales ka qenë një prej yjeve të Real Madrid. Ka debutuar në moshën 18-vjeçare me "mbretërorët" Madrilen dhe mbylli karrierën në Gjermani tek Shalke. Ai mbante prej vitesh rekordin e golashënuesit më të mirë të ligës së kampionëve. Tashmë Raul Gonazales, jo vetëm që është parakaluar nga Messi, por gjithashtu kërcënohet të zbresë në vendin e tretë, pasi edhe Kristiano Ronaldo është duke "i'a marrë frymën", me 70-të golat e shënuar prej portugezit në 107 prezenca në turneun më të rëndësishëm të panoramës Europiane të futbollit.
Vlenë pë t'u theksuar se Ronaldo dhe Messi në këtë drejtim sfidojnë njëri-tjetrin duke qenë se të dy lojtarët janë në kulm të karrierës së tyre dhe argjentinasi ka fituar 4-herë rradhazi Topin e Artë (lojtari më i mirë i vitit), ndësa tashmë këtë trofe vitin e shkuar e trashëgoi portugezi Ronaldo, i cili sfidohet sërish nga Argjentinasi për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit europian, që zakonisht jepet në fund të dhjetorit apo fillim të Janarit.
Sfida për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve, duket se do të vijoi gjatë, pasi të dy atletët, si "pleshti" ashtu dhe portugezi i Real Madrid janë ende në kulmin e karrierës së tyre, prandaj sfida në distancë parashikohet të jetë e gjatë dhe emocionuese. Një blic i kësaj sfide mund të marrë jetë edhe sot gjatë takimit mes Real Madrid dhe Bazelit, që do të luhet në Zvicër, në kuadër të turit të pestë të grupit B, të Ligës së Kampionëve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 892
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39