Messi në Paris, vizitat mjekësore dhe firma në kontratën 2-vjeçare me PSG-në,  konferenca e prezantimit nesër në 11:00

Messi në Paris, vizitat mjekësore dhe firma në kontratën 2-vjeçare me PSG-në,  konferenca e prezantimit nesër në 11:00

Lionel Messi është një lojtar i PSG. Ylli argjentinas ka mbërritur në Paris ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë. Ish-kapiteni i Barcelonës pasi të kalojë vizitat mjekësore do të hedhë firmën në kontratë 2-vjeçare nga e cila sipas mediave franceze do përfitojë rreth 40 milion euro në sezon.

Messi pasi arriti akordin fluturoi me avionin  privat nga Barcelona në Paris së bashkë me familjen e tij. Në kryeqytetin francez e prisnin shumë tifozë që kanë shpërthyer në festë. Me një bluze të bardhë ku shkruhej Paris, Messi ka përshëndetur tifozët e tij të rinj. PSG ka postuar në rrjetet sociale një video ku "zyrtarizon" yllin argjentinas dhe thotë se prezantimi e konferenca do bëhet të mërkurën në orën 11:00 në stadiumin 'Parc de Princes'.

Kontrata 2-vjeçare ka opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe përfitimi do jetë tek 40 mlnfutboll euro në sezon. Messi u largua nga Barcelona ku kaloi 21 vite të karrierës së tij futbollistike ku fitoi 35 trofe. /Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale