Mësuesit e mjekët, nis provimi
i Shtetit, dokumentet që duhen

Mësuesit e mjekët, nis provimi<br />i Shtetit, dokumentet që duhen
TIRANE - Provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për mjekët, infermierët dhe farmacistët do të zhvillohet javën e tretë të muajit nëntor, deri në javën e katërt e muajit dhjetor. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se janë njoftuar të gjithë kandidatët për të aplikuar.

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:  letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID ose Pasaportë, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.

“Mbështetur në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, neni 7, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe nenin 4 pika 6 të Rregullores, “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 82, datë 22.02.2011, e ndryshuar, kandidatët që regjistrohen për provimin e shtetit: duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga ial-të përkatëse. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. AKP-ja nuk do të mundësojë kandidatët të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit”, - thuhet në një njoftim të MAS.
 
Dokumentet për mjekët

Kërkesë me shkrim për regjistrim. Formulari i Aplikimit. Fotokopje e letërnjoftimit. Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar.

Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Raporti mjeko‐ligjor. Dëshmi penaliteti. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. 2 fotografi të formatit të pashaportës.
 
Rregullat

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi; Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP. “Ligji “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” në nenin 7 thekson sa më poshtë: Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, - thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur