Portali “Mësues për shqipërinë” nuk do të jetë sita e vetme përzgjedhëse apo kategorizuese për mësuesit që do t’u shtohen institucioneve arsimore, pasi ministria e Arsimit në një udhëzim të saj publikuar më date 3 gusht parashikon një periudhë 3 mujore prove për mësuesin fitues në portal e më pas lidhjen e kontratës së punës provizore apo përfundimtare, në bazë të vakancave. 

Ky është viti i tetë që asnjë mësues nuk punësohet më nga emërimet e drejtorive arsimore, por nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Me krijimin e një vendi të lirë, lajmërohet i pari në listë ai që ka grumbulluar më tepër pikë përmes postës elektronike.

Tashmë mësuesit janë nè fazën e testimit ku pjesëmarrës janë mbi 10 mijë mësues. Mësuesit që kanë më shumë pike për në varësi të profilit dhe zones arsimore renditen në krye të listës. Kjo garë këtë vit pritet të jetë më e fortë pasi përveç garës në portalin “Mësues për Shqipërinë” kontratën e punës e sigurojnë nëse kalojnë 3 muaj të tjerë prove.