Duke filluar nga data 7 korrik deri në 5 gusht do të zhvillohet provimi i shtetit për të gjitha profilet e mësuesisë. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin se kur do zhvillohet provimi për secilin profil. Të parët që do testohen janë mësuesit e Histori-Gjeografisë dhe të fundit do testohen kandidatët të cilat duan të lincnsohen për arsim fillor.