Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të martën me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, John Baird, tha se Shqipëria mirëpret shtimin e investimeve kanadeze në vend.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kryeparlamentari vlerësoi këtë vizitë të parë të një ministri të Jashtëm kanadez, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Kanadasë duhen konsoliduar më tej në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Meta vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm ekonomik mes dy vendeve duke nënvizuar se Shqipëria mirëpret shtimin e investimeve kanadeze në vend, dhe përmes Shqipërisë në të gjithë rajonin tonë.
Ministri Baird shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë në Shqipëri, si dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Duke biseduar mbi partneritetin ekonomik mes dy vendeve, dy zyrtarët vlerësuan gjithashtu edhe rolin domethënës të komunitetit shqiptar në Kanada si një urë solide bashkëpunimi mes dy vendeve dhe mes dy popujve.
Në përfundim, kryetari Meta dhe ministri Baird diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, duke bërë një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv të Shqipërisë në Ballkan dhe në planin ndërkombëtar. /ATSH/
/Shqiptarja.com