Meta: Berisha cënoi dhunshëm
integritetin e KQZ, të reflektojë

TIRANE- Kryetari i LSI-së akuzoi kryeministrin se ka cënuar në mënyrë të dhunshme integritetin e KQZ-së.

“Është gjëja e më e lehtë të kërkosh plotësimin e vendeve vakante ndërkohë që ato nuk janë vende pune. Cështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ që është cënuar në mënyrë të dhunshme. Dhe çështja kryesore nuk është si do të citohen tre emra të tjerë në Kuvend për të plotësuar vendet e mbetura vakant. Çështja kryesore është si do të vendoset konsensusi e besimi te KQZ i takon mazhorancës të tregojë reflektim e përgjejgjshëmri në këtë drejtim ndërkohë që opozita ka shprehur bindjen e saj të plotë në administrin e gjithë këtij procesi duke u angazhuar edhe në instrumenta shtesë në kompensim të mangësive që ka treguar KQZ pas dëmtimit të rëndë që ai mori me ndryshimin e dhundshëm të anëtaërit të KQZ”- tha Meta në një prononcim sot nga selia e LSI.

Pyetur se cilët mund të jenë këto instrumente shtesë për të zgjidhur këtë ngërç, Meta u përgjigj:
"Kur flas për instrumente shtesë kam parasysh se opozita jo vetëm ka plotësuar të gjitha angazhimet dhe detyrimet që kërkon Kodi Zgjedhor për të gjitha nivelet e tjera të administrimit, pra, jo vetëm që nuk ka bojkotuar siç u paragjykua nga z. Berisha, por përkundrazi, përveç gjithë angazhimeve të tjera do të ketë edhe angazhime të tjera shtesë, të cilat nuk kanë të bëjnë me thelbin e pyetjes suaj. Pra, garanci që vota e qytetarëve shqiptarë do të numërohet dhe do të jepet në mënyrën më demokratike dhe më të sigurt. "

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës