TIRANE, 5 Mars/ATSH/- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi të enjten gjatë punimeve mes debatesh të seancës plenare të kësaj të enjtjeje, se nuk do të jepte dorëheqjen, kërkesë kjo e bërë nga opozita.
Duke i dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, Meta tha se "për ty jam i gatshëm të bëj çdo gjë, por për Shkëlzen Berishën jo, sepse kam dhënë një herë dorëheqjen për të".
Meta i kërkoi Berishës të mos bëhej pjesë e aksioneve të 'pularisë'. Kjo kërkesë, tha ai, ju drejtohet miqësisht. "Je i vetmi që i beson më shumë Tomës se sa Prokurorisë. Nuk besoj se dëshmitari gënjen para Prokurorise dhe policisë", deklaroi Meta./a.gjonaj/ /a.ke/











