Meta-Bishop: Forcim i marrëdhënieve Shqipëri-Australi

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 131-të të Unionit Ndër-Parlamentar që po zhvillohet këtë javë në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, znj. Bronwyn Bishop.

Dy kryeparlamentarët vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Australisë dhe ndanë bindjen se forcimi i dimensionit parlamentar do të hapë rrugën një intensifikim më konkret të shkëmbimeve të gjithanshme mes dy vendeve. Në këtë kuadër, Meta e ftoi znj. Bishop për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

Z. Meta dhe znj. Bishop vlerësuan gjithashtu prezencën dhe rolin kontribues të komunitetit shqiptr në Australi si një urë e fortë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë