TIRANË-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka cilësuar konstruktive dhe normale deklaratat e Kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Vuçiç në Beograd.
Gjatë vizitës në ekspozitën e pikturave me temë "Vlora në telajo" në ambientet e Muzeut Kombëtar, Meta duke iu përgjigjur interesimit të medias për të komentuar vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd u shpreh se, "Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale. Përderisa është edhe deputet i Vlorës, po të shikosh vazhdimisht peizazhet e Vlorës, siç po i shohim dhe ne tani, deklaratat janë mjaft normale", tha Meta.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka vizituar ekspozitën e pikturave me temë "Vlora në telajo" në ambientet e Muzeut Kombëtar
I pyetur lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, Meta u shpreh se ishte një reagim i momentit.
"Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë", deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Në ekspozitën e pikturave me temë "Vlora në telajo" në ambientet e Muzeut Kombëtar, ku ishin ekspozuar punët e 60 artistëve të peisazhit vlonjat, ishin të pranishëm edhe ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor si edhe akademiku kosovar, Rexhep Qosja. /ATSH/
/Shqiptarja.com